3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Profesori e shpjegon “Republikën e Tretë” të Albin Kurtit: Ja për çka është garanci Vjosa Osmani

Rekomandime

“Alternativë tjetër s’ka: Pas zgjedhjeve, menjëherë duhet të fillojmë ta ndërtojmë Republikën e Tretë!”. Kjo deklaratë e anëtarit dhe përfaqësuesit ligjor të Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu ka nxitur shumë reagime në opinionin publik në Kosovë.

- Advertisement -

E lidhur më këtë, ka folur profesor, doktor Enver Bytyçi.

“Lideri i Vetëvendosjes është shprehur ditët e fundit për idenë e krijimit të një Republike të Tretë në Kosovë. Disa e kanë interpretuar si përpjekje e tij për të vendosur një regjim diktatorial. Disa të tjerë si një ambicie për të diktuar dhe ushtruar nga ana e tij të gjitha pushtetet, ose së paku për t’i kontrolluar ato. Edhe kreu i Lidhjes demokratike e kritikoi në këtë frymë deklaratën e zotit Kurti, ndërkohë që ai vetë dhe PDK kanë uzurpuar praktikisht të gjitha pushtetet në Kosovë, deri te Gjykata Kushtetuese dhe KQZ-ja”, ka thënë Bytyçi.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për një qeverisje të re.

- Advertisement -

“Shihni se kush i imponon vendimet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve! Bëhen bashkë përfaqësuesit e PDK-së dhe LDK-së dhe luajnë në mënyrë antidemokratike për të manipuluar rezultatin zgjedhor. Në ndihmë u vjen kryetarja, Valdete Daka. A nuk është ky një uzurpim pushteti nga dy partitë që kanë keqqeverisur në 13 vite së bashku dhe a nuk do të thotë kjo se këto dy parti duan ta mbajnë pushtetin përmes dhunës së institucioneve që ato kanë uzurpuar?! Në këto kushte Kosova ka nevojë për një qeverisje tjetër. Kjo qeverisje duhet drejtuar kundër krimit të organizuar”, thotë Bytyçi.

“Duhet drejtuar kundër lidhjeve të politikës e medies me krimin e organizuar. Vetëm një fakt: Si është bërë p.sh Klan Kosova e fuqishme? Cilat janë lidhjet e nëntokës kriminale që e kanë bërë milioner Baton Haxhiun? Si janë bërë milionerë politikanët që blenë me një euro arin e tokës shtetërore dhe e shitën mbi 5000 euro?! Si u bënë milionerë ata politikanë që hartuan projekte autostradash dhe para se këto projekte t’i bënin publike shkuan e blenë tokë me çmime qesharake në këtë territor për ta shitur të kripur pas 6 muajve për shkak të hilesë së projekteve të tyre?! Si është e mundur që të gjitha rrugët të çojnë në Malishevë/ A ka lidhje kjo me korrupsionin e Fatmir Limajt, asokohe Ministër i Infrastrukturës”, thekson më tej Bytyçi për “Bota sot”.

- Advertisement -

Por si e shpjegon profesor, doktor Enver Bytyçi “Republikën e Tretë” të paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje, gjë për të cilën kohë më parë kishte folur edhe vet lideri i VV-së, tash kandidat për kryeministër, Albin Kurti.

“Pra Republikën e Tretë unë e shoh si Republikë e qeverisjes me duar të pastra, si një Republikë e cila do të hetojë krimin e organizuar dhe lidhjet e politikës me të. E shoh si Republikë të luftës kundër nepotizmit e përhapur te partitë që kanë qeverisur, përfshirë edhe AAK-në e Ramush Haradinajt. E shoh si një Republikë të shanseve të barabarta. Sepse në republikën e vjetër askush nuk ka zënë një vend pune pa qenë në lidhje të ngushtë me PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe Nismën, ose partinë e Pacollit. Dhe të gjitha ata që janë punësuar nga ana e Lidhjes Demokratike ose partitë e tjera kanë pasur si kusht ta duan jo vetëm partinë që simpatizojnë, por edhe lidhjet e kësaj partie me Hashim Thaçin. P.sh nëse dikush e ka dashur Lidhjen Demokratike, por nuk ka pranuar ta dojë edhe Hashimin, ai nuk ka pas shanse të punësohet në ndonjë vend pune, me pagë nga buxheti I shtetit”, deklaron Bytyçi.

Më tej, ai shton se Republika e Tretë duhet të jetë atribut i të aftësive, i ekspertëve, i profesorëve dhe atyre që drejtësinë e kanë në qendër të politikës shtetërore.

“Kjo do të thotë se Republika e Tretë nuk duhet të ketë një qeverisje të korruptuar e të inkriminuar, një qeverisje e cila të vihet përballë interesave të qytetarëve. Besoj dhe mendoj se Republika e Tretë do të duhet të jetë shteti i unifikimit të Kosovës dhe integrimit të të gjitha pakicave në institucionet dhe jetën politike, sociale e kulturore të vendit. Pra, kur zoti Kurti flet për Republikë të Tretë duhet pranuar se kjo republikë i përket koncepteve të qeverisjes që ai i ka shpalos në këtë fushatë elektorale. Nuk ka pse dikush spekulon dhe predikon të kundërtën. Nga ana tjetër zonja Osmani duhet parë si një garanci më shumë për standardin e demokracisë. Nëse bashkëpunimi i saj me zotin Kurti do të vazhdojë, atëherë duhet besuar se Republika e Tretë nuk ka lidhje me ushtrimin e pushtetit nga një person i vetëm”, thekon Bytyçi.

Për fund, ai ka folur edhe për shallat e kuq, që janë vendosur së fundi nëpër vende të ndryshme në Kosovë.

“Edhe shallat e kuq u interpretuan si të tillë. Unë nuk e mohoj se ata shalla përfaqësojnë edhe ngjyrën e flamurit shqiptar, por edhe ngjyrën e flamurit të Vetëvendosjes. Por kjo ndodh gjithkund në botë. Socialdemokratët e Gjermanisë përfaqësohen gjithashtu me ngjyrën e kuqe. Ekstremizmi i diskutimit është i pavlerë dhe qëllim-keq. Ka të bëjë me përpjekjet e dështakëve të LDK-së e PDK-së për të ndërtuar një sistem vlerash në qeverisje, të cilat ta kishin kapërcyer tashmë tranzicionin e Kosovës!”, përfundon për “Bota sot”, profesor, doktor Enver Bytyçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit