1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Profesori i kriminalistikës: Vjedhja bëhet nga nevoja dhe pasioni

Rekomandime

Në emisionin Frontal me Arsim Lanin, i ftuar ishte profesori universitar i kriminalistikës në Kolegjin AAB, Fatmir Çollaku.

Çollaku derisa diskutoi për vjedhjet e armatosura të cilët janë shpeshtuar në Kosovë, tha se personat të cilët kryejnë këto vepra e bëjnë më së shumti për shkak të nevojës por edhe pasionit.

- Advertisement -

“Nga pasioni bëhet edhe vjedhja, por shumica absolute është nga nevoja dhe nga kushtet ekonomike e nevoja krijohet në shprehi. Mania është pasioni kur një person kënaqet kur vjedh. Manitë janë problem të shërohen, ato mund të zbuten sepse është vështirë të shërohen” tha Çollaku.

Madje tutje, njohësi i mirë i sigurisë Çollaku tregon se shpesh herë vjedhja rezulton edhe në sëmundje. Kjo për shkak se hajnat përjetojnë një shkarkim emocional dhe e ndjejnë vetën triumfues derisa kanë sukses në kryerjen e një vjedhjeje.

Tutje profesori i shpjegon rastet kur armët përdoren gjatë vjedhjes, por sipas Çollakut hajnat nuk e kanë qëllim primar t’i përdorin ato.

- Advertisement -

“Hajni nuk e ka qëllim primar përdorimin e armës në shumicën e rasteve, janë veprime që zhvillohen shpejtë. Krimineli i dyshuar ka emocione dhe mund të ketë frikën e vetë se mund të kapet” tha njohësi i mirë i sigurisë.

Tutje në Frontal u diskutua edhe roli i edukues dhe integrues i shërbimeve korrektuese.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit