5.3 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Profesori i njohur numëron orët: Koha për heqjen e taksës ose shkuam në zgjedhje të reja

Rekomandime

“Ky koalicion është në prag të prishjes për shkak të taksës. Shumë shpejtë Kosova mundë të gjendet në një situatë të jashtëzakonshme, pra prishja e këtij koalicioni që vendin e qon në zgjedhje të jashtëzakonshme. Pra kanëmbetur pak ditë para se të ndodhë diçka e pa pritur,prishja e këtij koalicioni”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Analistët politik, duke par situatën e krijuar nga presioni i shtuar ndërkombëtar mbi Qeverinë për suspendimin pa kushte të tarifës ndaj prodhimeve me origjinë serbo boshnjake, si kusht i vetëm për rifillimin e shpejtë të dialogut me Serbinë, kërkesë që po vazhdon të has në rezistencë nga ana e Qeverisë dhe kryeministrit Kurti, por që kë nda në dysh koalicionin Qeverisë, qëndrimi pro heqjes së saj nga LDK-ja, parashohin fund të shpejtë të këtij koalicioni dhe zgjedhje të rejë në Republikën e Kosovës, brenda pak javësh epo muajsh.

- Advertisement -

Kështu vazhdon të thotë për “Kosova Sot Online”, njohësi i zhvillimeve politike, ekspert i legjislacionit zgjedhor, Blerim Burjani. Ndryshe edhe zyrtarët e LDK-së kanë deklaruar se LDK nuk do të lejon në asnjë mënyrë që të prishte partneriteti i krijuar me shumë mundë dhe për dekada të tëra me SHBA-të derisa LVV, përkundër paralajmërimeve, madje kërcënuese nga SHBA-të për mos ndryshim të qëndrimit për taksën nuk ka lëvizur nga pozicioni i parë, që taksa të fillon të hiqet vetëm për lëndën e par, që nga data 15 mars.

Blerim Burjani

Ky koalicion është në prag të prishjes për shkak të taksës. Shumë shpejtë Kosova mundë të gjendet në një situatë të jashtëzakonshme, pra prishja e këtij koalicioni që vendin e qon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Prakanë mbetur pak ditë para se të ndodhë diçka e pa pritur, prishja ekëtij koalicioni”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”. Sipas Burjanit, nuk është standard ndërkombëtar që dialogu mes vendeve të ndryshme, shteteve, të kushtëzohet me sanksione për ndonjë çështje të caktuar, por fillimisht zhvillohen bisedimet, arrihet marrëveshja, dhe në rast se ajo marrëveshje nuk zbatohet atëherë fillon zbatimi i masave reciproke për secilin veprim të cilin e merr pala tjetër.

- Advertisement -

“Pra nga ky aspekt po bënë gabim të madh VV-ja që nuk e heq taksën për të ri nisë dialogun. VV-ja po sillet tërësisht në kundërshtim mestandardet për dialog të barabartë, parime këto ndërkombëtare të njohura edhe në të drejtën ndërkombëtare tash e më shumë se 50 vjet. këto standarde janë të njohura dhe të obligueshme për të gjithë sepse dialogu duhet të jetë i barabartë dhe i pa kushtëzuar.

Kushtëzimi me taksën është i dëmshëm dhe Kosovën e paraqet para bashkësisë ndërkombëtare si palë të pa interesuar për dialog. Kjo mundë të ndodhë të ketë si pasojë edhe sanksione ekonomike apo disa sanksione tjera në investime, paralajmërime që tani veç janë bërë edhe të ditura”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Profesor Burjani thotë se është një gabim i madh që Kryeministri të sillet si një tip sulltani që nuk pyet as nuk dëgjon askënd, prandaj sipas tij duhet të ndryshohet kjo logjikë e mendimit dhe bërjes politikë të izoluar sepse është në interes të përbashkët, që me ndërmjetësimin e fuqishëm dhe mbështetjen ndërkombëtare për Kosovën, Kosova dhe Serbia ta kryejnë punën që e kanë në dobi të tyre të gjejnë modelin për njohjen e ndërsjellët, edhe përnjohjen e kufijve reciprok, sepse problemi Kosovë Serbi është problem më shumë I zgjidhjesteknik dhe nuk duhet të jetë problem politik.

Për këtë situatë të krijuar, për “Kosova Sot Online” ka folur edhe analisti Drizan Shala, sipas të cilit Qeveria do ta ruan momentin e fundit për të lëshuar pe, dhe anuluar taksën, sepse nuk është në interesin e Kosovës provokimi i zgjedhjeve të reja dhe acarimi i raporteve me miqtë ndërkombëtar.

Shkuarjen eventuale në zgjedhje të reja Shala e sheh vetëm në vitin tjetër, së bashku me lokalet, nëse koalicioni nuk arrin të funksionon si duhet.

“Në lidhje me kërkesën e taksës unë mendoj që qeveria dotë reflektoj mbi kërkesën e administratës se Trumpit dhe kjo u bë e ditur edhe nga ardhja e dy përfaqësuesve nga qeveria gjermane dhe franceze.

Nuk besoj që do kemi zgjedhje në këtë vit,me që vitit i ardhshëm është vit zgjedhor dhe mund të jetë ndonjë marrëveshje që me zgjedhje lokale të kemi edhe ato nacionale”, thotë Drizan Shala për”Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit