1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Profesori Smaka tregon si duhet të veprojë Thaçi pas rrëzimit të qeverisë dhe a mund të kemi qeveri gjithëpërfshirëse

Rekomandime

Të mërkurën u rrëzua Qeveria e Kosovës, me 82 vota pro.

E tani, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se që nga e hëna do të fillojë konsultimet me partitë dhe se do të respektojë Kushtetutën për t formuar një qeveri gjithëpërfshirëse.

- Advertisement -

Por, çka nënkupton kjo dhe si duhet të veprojë presidenti?

Riza Smaka

Profesori Riza Smaka, ka thënë për gazetën “Bota sot” se subjekti politik fitimtar duhet t’ia propozojë presidentit kandidatin për mandatar për formim të qeverisë.

“Aktualisht Qeveria e vendit tonë, sipas nenit 100 të Kushtetutës është në tërheqje. Vijimisht duhet të aplikohet dispozita e nenit 95, ashtu që subjekti politik fitimtar në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, ka prioritet për t’ia propozuar Presidentit kandidatin apo kandidaten për Mandatar të formimit të Qeverisë të pas miratimit të mocionit për mosbesim! Konkretisht duhet Nolens Volens për tu aplikuar dispozita e sipërpërmendur analogjikisht me procedurën për formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve të përgjithshme”, është shprehur ai.

- Advertisement -

Sipas profesorit, “Qeveria në përbërje të gjerë” mund të realizohet sipas konsensusit të subjekteve politike parlamentare, ndërsa nëse dështon formimi i qeverisë duhet të shpallen zgjedhjet.

“Formimi i “Qeverisë në përbërje të gjerë” do të mund të realizohej sipas konsensusit të subjekteve politike parlamentare, ndryshe, në rast të dështimit të formimit të Qeverisë në harmoni me dispozitën e nenit 95 të Kushtetutës, do të duhej të shpalleshin zgjedhjet e përgjithshme”, ka deklaruar Riza Smaka për “Bota sot”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit