1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Projekti gjigand i gazit që po përplasë Albin Kurtin me SHBA

Rekomandime

Projekti i gazit amerikan është kthyer në problem serioz mes Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -

Gazeta Infokus ka mësuar se ekzekutivi ende nuk i ka dhënë përgjigje përfundimtare Administratës së Presidentit Joe Biden për t’i dhënë fund monopolit të Rusisë në tregun e gazit dhe hapjen e derës për këtë burim energjie nga vendet e tjera, përfshirë gazin natyror të lëngshëm, LNG, nga Shtetet e Bashkuara.

Kështu, ndërtimi i Termocentralit me LNG (Gas Natyror), i cili derivon nga marrëveshja e vitit 2020 në mes të ish-kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC), Adam Boehler, ka gjasë të dështoi bashkë me tërë përkrahjen për infrastrukturën e gazit natyrorë.

Qeveria e Kosovës ka vendosur të heshtë lidhur me këtë çështje, ndërsa përfaqësuesit e komunitetit të biznesit që ishin prezent në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes e shohin shumë serioze situatën.

- Advertisement -

Për gati një javë, nga zyra e kryeministrit nuk kanë dhënë përgjigje për Gazetën Infokus lidhur me obligimet që kanë për realizimin e projekteve të dakorduara me Korporatën Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar në kuadër të Marrëveshjes së Washingtonit.

Ndërkaq, kryetari I Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë se projektet që derivojnë nga kjo marrëveshje janë me rëndësi për vendin dhe presin nga institucionet t’i përkrahin ato.

- Advertisement -

Sipas tij, projekti për gazin është një projekt strategjik dhe nuk duhet të anashkalohet.

Megjithatë, nuk duket se është marrë me aq seriozitet edhe nga kabineti qeveritarë.

Ish zëvendës kryeministri I Kosovës, Haki Abazi javën e kaluar ka lëshuar një debat televiziv, në Kanal 10, kur është pyetur për qëndrimin karshi projektit të gazit amerikan.

Sipas tij, nuk ka një vendim përfundimtar dhe ende janë duke u shqyrtuar mundësitë.

“Pyetja strategjike është a duhet të investoi Kosova 3 miliardë euro për të ndërtuar infrastrukturën shpërndarëse të gazit që nuk ekziston fare në Kosovë, për përdorimin e atij gazi që vjen”, ka thënë Abazi.

Ndërkaq, sipas tij çështje gjeopolitike është nëse gazi duhet të vije nëpërmjet Shkupit apo nëpërmjet TAP-it nga Shqipëria që mund ta ndërtoj një termocentral në Kukës.

Por për asnjërën alternativë nuk ka ende përgjigje.

Marrëveshja e Uashingtonit specifikon se Korporata Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC) do të jetë një shërbim financiar për financim të projekteve infrastrukture, por edhe për projekte shtesë dypalëshe në Kosovë dhe Serbi, siç janë terminali dhe tubacioni i gazit.

Përveç kësaj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë deklaruar me prioritet sektorin e energjisë dhe në Kosovë tashmë kanë miratuar 200 milionë euro përmes fondeve të MCC-së për këtë sektor.

Rajoni bëhet gati për gazin amerikan

Derisa Qeveria e Kosovës vazhdon të mos ketë qëndrim lidhur me projektin e gazit, vendet e rajonit kanë nënshkruar marrëveshjet e para.

Më 3 tetor të vitit të kaluar, siç raportojnë mediat në Shqipëri, një zhvillim shumë i rëndësishëm, nxori në pah një përpjekje të qartë rajonale amerikane për të mbështetur zhvillimin e sektorit energjetik në rajon, me synim, diversifikimin e burimeve të energjisë.

Kryeministri Edi Rama nënshkroi në Tiranë një memorandum bashkëpunimi ekonomik me Nënsekretarin e SHBA për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach dhe tha se bëhej fjalë për një marrëveshje bashkëpunimi ekonomik mes SHBA dhe Shqipërisë.

“Memorandumi që nënshkruam sot për bashkëpunimin ekonomik faktikisht do të ndikojë ndjeshëm në hapjen e një kapitulli të ri për investimet e drejtpërdrejta jo vetëm amerikane, por edhe të huaja në Shqipëri. Do të rrisë eksportet shqiptare dhe do të fusë në rrugën përfundimtare të realizimit ndërtimin e HEC-it të Skavicës. Gjë që e kthen Shqipërinë nga një vend i pasur nga burimet energjetike, por i varur nga moti, në një vend sovran në aspektin e prodhimit të energjisë”, tha Rama.

Paralel me Tiranën, një ditë më parë, ndihmës-sekretari i Shtetit për Energjetikë dhe Resurse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francis R. Fanon, kishte folur po për tregun e energjisë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, duke paralajmëruar lidhjen energjetike midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për furnizimin e vendit me gaz natyror.

Amerikanët kërkojnë krijimin e një tregu të qëndrueshëm energjetik midis vendeve të rajonit dhe do ta mbështesin Maqedoninë e Veriut që të shndërrohet në një aktor rajonal në fushën e energjetikës.

Harta energjetike përfshin interkonektorin që lidh Greqinë dhe Bullgarinë, dhe që do të jetë përcjellës i gazit përmes Bullgarisë e më pas përmes Maqedonisë së Veriut.

Maqedonia e Veriut do të përfshihet në ndërtimin e terminalit të gazit natyror të lëngshëm, pranë qytetit grek Aleksandropulos. Kryeministri maqedonas Zoran Zaev e ka përparësi energjetiken dhe premton masa konkrete për lidhje me burime energjetike edhe jashtë kufijve të shtetit, për të shërbyer edhe si hap për shpërndarjen e gazit edhe në vendet e tjera të rajonit.

“Me mbështetjen e SHBA-së, si partneri ynë strategjik dhe aleat në NATO, Maqedonia e Veriut në periudhën e ardhshme do të iniciojë disa projekte që do të jenë të rëndësishme për vendin dhe rajonin. Bëhet fjalë për përfshirjen e vendit në ndërtimin e terminalit të gazit natyror të lëngshëm pranë Aleksandropulos, një projekt që krijon mundësi për furnizim të përhershëm dhe të qëndrueshëm të gazit në vendin tonë, i cili do të bëhet një pikë nga ku do të shpërndahet gazi në rajon dhe vendet që do të tregojnë interes” tha Zaev.

Rreth 55 milionë euro është kostoja për ta lidhur Maqedoninë e Veriut me gazsjellësin në Aleksandropulos, nga të cilat 13 milionë euro të pakthyeshme për këtë projekt janë siguruar nga fondet evropiane.

Serbia është gjithashtu e interesuar për gazin, këtë herë për gazin e lëngët.

E përditshmja serbe Danas raportonte gjerësisht për atë që e quan pika 8 e marrëveshjes së Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Megjithëse më e shkurtër, pika 8 e marrëveshjes së Uashingtonit- normalizimi ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës, mund të jetë më shpërthyesja. Sepse gazi po rrjedh prej tij. Gaz natyror i lëngshëm, LNG.”

“Të dy palët do të diversifikojnë furnizimin e tyre me energji”, thuhet në pikën që tashmë ka tërhequr vëmendjen e publikut bashkë me ndërtimin e autostradës dhe hekurudhës nga Beogradi në Prishtinë dhe në portin shqiptar në Detin Adriatik.

Kjo, pas marrëveshjes së Uashingtonit I ka hapur rrugë Shqipërisë që porti i Durrësit, të fitoi statusin e një pike qendrore të marrëdhënieve ekonomike në Evropën Jugore.

Megjithëse nuk përmendet qartë në Marrëveshje, portit të Durrësit i është dhënë një rol kryesor.

Modernizimi i këtij porti, si pika përfundimtare e Korridorit 8 pan-Evropian, filloi disa vjet më parë me mbështetjen financiare të BERZH-it, EIB-së dhe BE-së.

Porto Romano është përmendur si një terminal të ri ku gazi I lëngshëm amerikan do të shkarkohet dhe rigjenifikohet dhe prej andej do të transportohet në tregjet e Shqipërisë, Greqisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës përmes tubacionit të ardhshëm të gazit, por edhe përmes hekurudhës.

Përveç lidhjes së gazit me Greqinë dhe Malin e Zi, është planifikuar një tubacion gazi Shqipëri-Kosovë me gjatësi 260 kilometra, ndërtimi i të cilit do të kushtojë rreth 210 milion euro dhe në të ardhmen parashihet të zgjatet deri në Nish dhe përdoret për të furnizuar vendet e tjera në rajon.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit