4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Prokurori Special Klint Uilliamson: Akuzat nuk janë për UÇK-në, por për individët!

Rekomandime

Klint Uilliamson, Prokurori special që ka hetuar për akuzat e bëra nga Dick Marty, thotë se akuzat e ngritura ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit janë për individët, jo për UÇK-në.

- Advertisement -

Gazetari: Le të nisim me aktakuzat e ngritura ndaj zotit Thaçi dhe Veseli.

A janë ngritur këto akuza personalisht ndaj tyre dhe jo ndaj UÇK-së? Pra a janë ngritur këto akuza kundër tyre apo kundër luftës së UÇK-së gjatë konfliktit me Serbinë?Klint Uilliamson: Në fakt nuk kam pasur mundësinë të shoh aktakuzën, nuk mund të flas për specifikat e akuzave, por aktakuza, çdo aktakuzë do të vinin nga Gjykata Speciale e Kosovës, ashtu sikurse ka ndodhur në çdo tribunal tjetër në të kaluarën, do të ngriheshin për individin. Si individ, jo si një organizatë, thotë ai për SYRI TV.

Gazetari: Thaçi dhe Veseli kanë qenë udhëheqësit kryesor të UÇK-së.

- Advertisement -

A hedhin dritëhije këto aktakuza mbi luftën që zhvilloi UÇK gjatë konfliktit?

Uilliamson: Jo, ky është i gjithë kuptimi i Gjykatës Ndërkombëtare, si në rastin e Tribunalit të Jugosllavisë dhe Hagës, përpjekje që ndodhën në Gjykatën Shtetërore të Bosnjës, janë për të mbajtur përgjegjës individët në mënyrë që ti të mos fajësosh një grup të tërë njerëzish për krime që individët kanë kryer.

- Advertisement -

Pra nuk është një çështje ku të gjithë serbët mbahen përgjegjës, apo të gjithë shqiptarët janë përgjegjës ose të gjithë kroatët, boshnjakët. Është për individë të cilët kanë luftuar në ushtri në grupe paramilitare, apo në polici ose në lidershipin politik të këtyre vendeve apo subjekte të ndryshme, të cilët janë përgjegjës të drejtpërdrejtë për krime të ndryshme. Besoj se kjo është një veçanti e rëndësishme që duhet bërë, ky është edhe kuptimi i gjithë këtij procesi.Gazetari: Ka një debat i cili po zhvillohet këtu edhe në Kosovë gjithashtu, për kohën e publikimit të këtyre aktakuzave kundër Thaçit dhe Veselit, pak orë para se Thaçi të mbërrinte në Shtëpinë e Bardhë ku pritej të niste një epokë e re negociatash mes Kosovës dhe Serbisë. A ka të bëjë koha e publikimit të aktakuzave me negociatat që priteshin të zhvilloheshin në Shtëpinë e Bardhë? Në opinionin tënd…

Uilliamson: Ajo çka unë mund të them për këtë çështje është se janë spekulime. Nuk kam një njohuri të brendshme se cila ishte arsyeja që ndezi një njoftim të tillë në këtë kohë. Qartazi ka një sërë procesesh që duhet të ndodhin brenda gjykatës që përfshinë Zyrën e Prokurorit dhe gjykatësit për publikimin e çdo informacioni. Ajo çka mund të them është se ky proces është ndjekur, por cila ishte arsyeja e publikimit në këtë periudhë, këtë thjesht nuk mundem ta them.

Gazetari: Le t’i qëndrojmë thelbit të kësaj pyetje. A shihni ju publikimin e këtyre aktakuzave si një vendim politik kundër Thaçit, dhe Veselit, sidomos ndaj Thaçit para se ky i fundit të mbërrinte në Shtëpinë e Bardhë? Pra e shihni si një vendim politik, pasi zoti Thaçi, në daljen e tij të fundit foli për prapaskena të tilla?

Uilliamson: Sërish do të thosha atë që thashë pak më parë. Nuk e di se cilat janë prapaskenat në këtë moment. Deklarata që u lëshua nga Zyra e Prokurorit komentoi faktin që ka pasur përpjekje të vazhdueshme për të nënvlerësuar apo për të ndalur procesin. Pra nuk kam një vizion të qartë përtej deklaratës, dhe ashtu sikurse thash, për mua do të ishin thjesht spekulime nëse do të thosha se çfarë fshihej pas saj, dhe besoj se kjo do të ishte e papërshtatshme.

Gazetari: Fakti që të dy prokurorët janë amerikanë, a ka vend për një interpretim apo ata thjesht po bëjnë punën e tyre?

Uilliamson: Nuk mund të flas për prokurorin aktual, Jack Smith, por mund të them se në kapacitetin tim, në kombësinë time, nuk e ka prekur aspak punën që unë kam bërë. Kam punuar si prokuror në Shtetet e Bashkuara, si prokuror ndërkombëtar dhe kam shërbyer si ambasador i SHBA-së, dhe pavarësisht rolit që mua më jepet, duhet të jem besnik ndaj institucionit për të cilin unë punoj. Sa i takon Gjykatës Speciale të Kosovës, kjo është një gjykatë e themeluar nga Bashkimi Evropian në lidhje me Kosovën dhe përfaqësohet nga profesionistë të ndryshëm nga vendet e BE-së, ashtu sikurse edhe nga SHBA-të, Kanadaja dhe disa vende të tjera kontribuese.

Megjithatë, njerëzit të cilët e bëjnë këtë punë, duhet ta lënë kombësinë e tyre mënjanë kur bën një punë të tillë…Gazetari: Kur flet për drejtësinë…Uilliamson: Po… gjithçka bazohet në prova, fakte dhe ligji. Unë kam një konsideratë të madhe për prokurorin aktual, Jack Smith dhe besoj se ai është besimplotë për situatën aktuale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit