1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Prokuroria Speciale ia jep një lajm të keq Hashim Thaçit, ia pa sherrin ish shefit të AKI’së

Rekomandime

Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, edhe nga Haga po i ndjekë të gjitha zhvillimet në Kosovë.

- Advertisement -

Në një nga parashtresat e dorëzuara nga mbrojtja e tij, ku kërkohet lirimi me kusht, ish presidenti ka përmendur faktin se Qeveria aktuale po i shkarkon me radhë zyrtarët e emëruar nga ai.

Ky fakt u zbulua në dokumentin që kryeprokurori i speciales, Jack Smith, e ka dorëzuar këtë javë si kundërpërgjigje ndaj mbrojtjes, pse Thaçi duhet të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim.

Sipas prokurorisë në Hagë, Thaçi vazhdon të ketë ndikim në politikën kosovare dhe për këtë përmendet shkarkimi i ish kreut të AKI-së, Kreshnik Gashi, pas tentimit për vjedhje dokumentesh në kasafortën presidenciale më 6 nëntor.

- Advertisement -

“Ky incident ka ndodhur një ditë pasi Thaçi u arrestua dhe gjatë kohës kur në rezidencën e tij po zhvilloheshin operacione të hetimit dhe konfiskimit. Kjo jo vetëm që nuk paraqet mungesë të ndikimit, por rrethanat që çuan deri te shkarkimi i shefit të AKI-së është një provë për ndërhyrje të jashtëligjshme nga ana e përkrahësve të të akuzuarit, për më tepër tregon se deri ku vartësit e tij janë të gatshëm të shkojnë”, ka shkruar Jack Smith në parashtresën e tij.

Smith e cilëson fataIe edhe nëse Thaçi lihet të mbrohet në liri, me kusht në një rezidencë të siguruar në Kosovë apo në ndonjë shtet të tretë. Sidomos këtë opsionin e fundit – në dokumentin e ri të prokurorit, bëhet e ditur se mbrojtja e ish presidentit ka dorëzuar kërkesën për ta lejuar klientin e tij të qëndrojë në disa vende, si vende të treta të mundshme.

- Advertisement -

16 pika që tregojnë cilat janë këto vende, janë redaktuar. Por ajo që vihet në pah është se një shtet i tretë nuk ka obligim t’u përmbahet rregullave të Dhomave të Specializuara, çka sipas prokurorisë, Thaçit do t’i lejohej të komunikonte lehtësisht me familjarët dhe këdo.

“Kjo sepse lirimi i tij në ndonjë vend të tretë, rrënjësisht i komprometon kushtet e monitorimit nga ana e Dhomave të Specializuara dhe Prokurorit të Specializuar, sepse DHSK mund ta ushtrojnë juridiksionin e tyre vetëm brenda Kosovës, dhe njësoj edhe forcat policore të Prokurorit të Specializuar mund të ushtrohen në bazë të juridiksionit të njëjtë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit