14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha

Rekomandime

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ish-Ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxhës dhe disa zyrtarëve të tjerë të kësaj ministrie.

- Advertisement -

Aktakuza është ngritur për veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pran gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti Special, kundër të pandehurve me inicialet Dh.H., F.M., D.Sh., K.C., N.O, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale njofton se e pandehura Dh.H., akuzohet se në vazhdimësi ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

I pandehuri me inicialet F.M., në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.

- Advertisement -

Ndërkaq, i pandehuri me inicialet D.Sh., akuzohet se e ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 të KPRK-së.

Gjithashtu, i pandehuri me inicialet K.C., akuzohet se në vazhdimësi ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.

Po ashtu, i pandehuri me inicialet N.O., akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 të KPRK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit