2.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Propagandë me sondazhe, gjysma e serbëve frikësohen se shqiptarët do të nisin Iuftë në Ballkan

Rekomandime

Frika u përhap në Ballkanin Perëndimor për një përhapje të mundshme të konfliktit në Ukrainë.

Popujt që vuajtën nga gjenocidi serb kur u shpërbë Jugosllavia sërish i kthyen sytë nga Serbia, si faktor destabilizimi dhe për këtë, sikurse boshnjakët, ashtu edhe kosovarët po kërkojnë mbrojtje dhe parandalim nga NATO.

- Advertisement -

Madje, edhe vetë kjo e fundit rriti shqetësimet se Bosnja e Hercegovina mund të preket nga një përhapje e mundshme e konfliktit.

Serbia po shihet si mjet i Rusisë përmes së cilës ajo mund të arrijë synimet e saj në rajon dhe për këtë rrezik ka paralajmërime të vazhdueshme, derisa në mes disa vendeve të Bashkimit Europian pati thirrje për një përshpejtim të procedurave të integrimit të Ballkanit Perëndimor, si preventivë për këtë.

Por, sipas një sondazhi të prezantuar nga Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë, thuhet që serbët kanë frikë nga shqiptarët e Kosovës se mund të nisin një konflikt të ri.

- Advertisement -

Të pyetur se kush është i interesuar që të provokojë një konflikt të armatosur në Ballkan, 40 përqind e të anketuarve thanë se janë shqiptarët e Kosovës. Gjermania është e dyta që në sytë e serbëve shihet si një burim për konflikt të ri, derisa të tretin e radhisin Bashkimin Europian.

Ndonëse me Kosovën Serbia s’ka fare marrëdhënie, Gjermaninë e konsideron shtet mik, gjë e cila u tha nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq në vizitën e kryediplomates gjermane.

- Advertisement -

Në deklaratat e prezantuara në shtyp, Serbia thotë se është një shtet që aspiron të përqafojë vlerat europiane dhe të bëhet anëtare e BE-së.

Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë kreu një sondazh të opinionit publik në periudhën nga mesi deri në fund të shtatorit 2021, në një mostër prej 1000 qytetarësh serbë. Sondazhi u bë për të kuptuar se si publiku në Serbi e sheh dinamikën e marrëdhënieve në rajon, potencialin për konflikte në rajon, por edhe për bashkëpunimin dhe solidaritetin rajonal.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit