10.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Propagandisti serb: Kurti me Bashkim Jasharin kanë plane për suIm në Veri

Rekomandime

Milovan Drecun, ish -komentatori politiko -ushtarak në Radiotelevizionin e Serbisë, tani në cilësinë e zyrtarit të një këshilli për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, ka komentuar emërimin e Bashkim Jasharit në krye të FSK’së duke thënë se “tani është e qartë se Albin Kurti nuk po mund të dalë nga uniforma e organizatës kriminale UÇK’ së”.

Ai ka thënë se të gjitha ato që i di për Bashkim Jasharin janë negative.

- Advertisement -

“Duhet të dimë se ai i përket një klani kriminal. Xhaxhai i tij është Adem Jashari që është likuiduar në përleshjet me forcat tona të sigurisë, por veçmas është interesante që Bashkim Jashari ka qenë njëri nga komandantët e zonave të të ashtuquajturës TMK nga viti 2003 dhe pikërisht në atë kohë është i dyshuar për aktivitete kriminale” ka thënë Drecun. Duke e suImuar nga Beogradi komandatin e ri të FSK’së ai ka thënë se është i përfshirë “tregëtinë me drogë, armatim, reket dhe organizim të prostitucionit”.

Drecun duke vazhduar intervistën propagandistike në televizionin serb ka thënë se bashkë me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti kanë plane për suIm në Veri.

“Ata punojnë intensivisht për armatosjen e FSK’së që po shndërrojnë në një far ushtrie sipas planit 10 vjecar. Kanë plane operative për veprim dhe suIm në Veri të Kosovës. Qëllimi i tyre i vetëm është që të tentojnë të sundojnë me dhunë në Veriun e Kosovës” ka thënë Drecun që njihet me qasjen e tij antishqiptare nga vitet 90’të.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit