0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Propozimi i radhës: Punëtorët e marketeve, furrave dhe farmacive shpërblehen me nga 100 euro në dy muajt e ardhshëm

Rekomandime

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka propozuar që punëtorëve të marketeve ushqimore, furrave dhe farmacive t’ju ndahen nga 100 euro shtesë për dy muajt në vazhdim.

- Advertisement -

Përmes një konference për media, Bislimi tha se për këtë masë do të ndahen gjithsej 3 milionë euro.

“Përkundër faktit që masat e qeverisë për mbajtjen e distancës fizike, kanë synuar parandalimin e përhapjes së virusit, kanë qenë punëmarrësit e marketeve ushqimore, furrave dhe farmacive që kanë punuar rregullisht. Për të gjithë këta punëtorë, Qeveria e Kosovës do të ndajë pagesë shtesë në masën e 100 eurove për dy muajt në vijim. Për këtë masë do të ndahen 3 milionë euro”, tha Bislimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit