1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Propozimi më i ri nga Bashkimi Europian, rreth masave kundër koronavirusit

Rekomandime

Komisioni Europian propozoi, mes të tjerash, vendosjen e kritereve të përbashkëta për të gjitha vendet për të përcaktuar zonat e kuqe në mënyrë që të zbatohet çdo masë kufizuese në lëvizjen e lirë të personave, në një rekomandim të miratuar për të siguruar më shumë qartësi dhe parashikueshmëri për iniciativat e ndërmarra nga shtete të ndryshme në sajë të riforcimit të koordinimit të BE-së.

- Advertisement -

“Ne propozojmë një qasje të përbashkët për çdo masë që kufizon lëvizjen e personave në vendet anëtare”, nënvizoi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, duke kujtuar rëndësinë e qarkullimit të lirë të personave brenda Unionit.

“Ne besojmë se asnjë qytetari europian nuk duhet t’i refuzohet hyrja në një vend tjetër të BE-së”, theksoi ajo.

“Për këtë arsye ne rekomandojmë më tepër përdorimin e testeve dhe karantinës sesa mbylljen e kufijve”, shtoi Ursula von der Leyen

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit