1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Propozohet që lokali ‘Panda’ në Pejë të shpallet muze

Rekomandime

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, Berat Ganiqi, në takimin e sotëm të Asamblesë Komunale, i ka propozuar Kuvendit komunal dhe kryetarit të komunës Gazmend Muhaxheri, që të merren masa urgjente duke gjetur forma që lokali ‘Panda’, ku më 14 dhjetor të vitit 1998 ishin mbytur 6 të rinj serb nga vet pushteti i Millosheviqit e për çfarë ishin akuzuar dhe burgosur të rinj shqiptarë, ushtarë të UÇK-së, të shpallet muze.

Ganiqi tutje ka propozuar që ky muze të emërohet ‘Muzeu i së vërtetës’, çfarë sipas Ganiqit dhe subjektit të tij, do pasqyronte të vërteten reale të rastit të rëndë, për të cilin pasojat i vuajnë edhe sot e tutje disa prej të akuzuarve të pafajshëm.

- Advertisement -

Gazmend Bajrami, Xhevdet Bajrami, Agron Kollçaku, Vllaznim Pergjegjaj, Beqir Loxha dhe Behar Bajri, u arrestuan për mbytjet dhe u mbajtën për vite nëpër burgjet e Serbisë. Ky i fundit, Behar Bajri edhe sot vuan pasojat e torturave.

Ndryshe, eliminimi i 6 të rinjve serbë në kafiterinë “Panda” në Pejë, në vitin 1998 është KRlM, faktet e zbardhjes dhe autorët e të cilit janë fshehur për rreth 23 vjet nga shteti i Serbisë.

KRlMl, i cili është kryer më 14 dhjetor të vitit 1998, autoritetet e atëhershme të shtetit serb e patën quajtur akt TERR0RlST dhe për të i patën fajësuar shqiptarët dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

- Advertisement -

Në vitin 2014, autoritetet e larta të Serbisë edhe atëherë me Vuçiqin si zv/kryeministër, kishin paralajmëruar se lidhur me KRlMlN në Pejë, nuk ka argumente se e kanë bërë shqiptarët dhe se opinioni në Serbi do të ballafaqohet me lajme të tmerrshme lidhur me këtë rast.

Më 14 dhjetor 1998, në Pejë në kafiterinë ‘Panda’ me rreth 60 plumba ishin qëlluar duke mbetur të varë të rinjtë serb, 15 vjeçari Ivan Obradoviq, 16-vjeçari Vukota Gvozdenoviq, 18-vjeçarët Svetislav Ristiq, Zoran Stanojeviq dhe Dragan Trifoviq dhe 24-vjeçari Ivan Radeviq. Dy 18 vjeçar të tjerë, Vlado Lonçareviq dhe Nikola Rajoviç dhe pronari i Panda Caffe, Mirsad Saboviq, gjithashtu u plagosën gjatë të shtënave. /RADIO 1/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit