0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Protesta e PSD-së në ZRRE, policia thotë se u lënduan katër zyrtarë policorë

Rekomandime

Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën 13 aktivistë të Partisë Socialdemokrate, në mesin e të cilëve edhe kreun e partisë, Dardan Molliqaj. Ata u arrestuan gjatë një aksioni në objektin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. Sipas policisë, katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime gjatë konfrontimit me aktivistët.

Në raportin 24 orësh, policia ka bërë të ditur se gjatë arrestimit, të dyshuarit kanë rezistuar dhe si pasojë e kësaj, katër zyrtarë policorë janë lënduar.

- Advertisement -

“Rr. Bekim Fehmiu, Prishtinë,14.02.2022-11:20. Janë arrestuar 13 të dyshuar, 11 meshkuj dhe 2 femra kosovarë pasi që të njëjtit kanë hyrë në objektin e ZRRE-së dhe kanë penguar punën e punonjësve. Gjatë arrestimit të dyshuarit kanë rezistuar me ç’rast katër zyrtar policor kanë pësuar lëndime trupore”, ka bërë të ditur policia.

Tutje bëhet e ditur se pas intervistimit, katër nga 13 të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, ndërkaq nëntë të tjerëve u janë shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerëve u janë shqiptuar Fletëparaqitje për kundërvajtje”, ka njoftuar policia.

- Advertisement -

Anëtarët e PSD-së, të hënën kanë zhvilluar një aktivitet në Zyrat e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), duke kërkuar publikimin e vendimit për shtrenjtimin e rrymës

Madje, ata janë parë duke drekuar në korridoret e zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE).

- Advertisement -

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se nuk do ta lënë ZRrE-në të punojë pa e publikuar vendimin për shtrenjtimin e rrymës.

Molliqaj i tha kryesuesit të bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahut se s’mund t’i lënë të punojnë, pasi sipas tij, ata po mashtrojnë.

Sipas Molliqajt, rryma është shtrenjtuar edhe për ata që shpenzojnë deri në 800 kËh në muaj.

Aktivistët kanë ndalur siguresat në objektin e ZRRE-së, ndërkaq më pas ka ndërhyrë policia.

Aksioni i aktivistëve të PSD-së vjen disa ditë pas një proteste të organizuar nga kjo parti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit