1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Protestojnë gastronomët, ndesin veturat luksoze dhe defilojnë rrugëve të Prishtinës për të shprehur pakënaqësinë me masat e reja

Rekomandime

Gastronomët e Kosovës kanë dalë nëpër rrugët e Prishtinës me vetura për të protestuar lidhur me masat e reja anti-Covid të marra nga Qeveria e Kosovës.

- Advertisement -

Protesta ishte paralajmëruar më herët nga Shoqata e Gastronomëve, ndërkohë që shihet se për këtë protestë ka pasur interesim. Gastronomët u kanë rënë borive të makinave të tyre dhe kanë bllokuar njërën anë të rrugëve të Prishtinës.  

Gastronomët nuk janë të kënaqur me ndaljen e muzikës pas orës 21:30, të cilën ata e kundërshtojnë.  

Kjo është ankesa e plotë e gastronomëve lidhur me masat e reja:

- Advertisement -

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kundërshton masat e reja kundër COVID-19!

Nuk është hera e parë që ky lloj i masave të mirret nga Qeveria e Kosovës. Ky model është marrë edhe në Qeverinë e kaluar, i cili është dëshmuar se ishte i pakuptimtë dhe jo efektiv.

- Advertisement -

Kërkesat tona kanë qenë që të punohet sipas rregulloreve Komunale, që muzika të jetë në proporcion me këtë orar, dhe ora policore të hiqet. Masat nuk kanë kuptim që të kufizojnë veprimtaritë biznesore, por të stimulojnë vaksinimin e popullatës, si zgjidhja e vetme për daljen nga kjo krizë.

Përderisa i lejojmë të hyjnë vetëm personat e vaksinuar dhe ata që ofrojnë dëshmi, pse të mos punojmë me kapacitete të plota?!

Rrjedhimisht, ftojmë të gjithë anëtarët e SHGK-së, që të marrin pjesë në Mbledhjen e Jashtëzakonshme të Kuvendit, të hënën me dt. 25/10/2021 pranë Hotel Sirius në ora 14:00!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit