1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

PSD me aktivitet në qendër të Prishtinës

Rekomandime

Fiks një javë më parë, një aksion protestues i Partisë Socialdemokrate te stacioni qendror i Policisë në Prishtinë shkoi keq pasi Policia arrestoi me forcë rreth 15 aktivistxë të këtij subjekti politik.Megjithatë, PSD-ja e Dardan Molliqajt nuk do të ndalet.

- Advertisement -

Një aktivitet tjetër i kësaj partie është paralajmëruar se do të mbahet sot pranë Katedrales në kryeqytet, me fillim nga ora 13:00.Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dhe aktivistë të tjerë të kësaj partie ishin arrestuar me forcë afër stacionit qendror të Policisë në Prishtinë të martën që shkoi.

Kjo kishte nodhur pas një aksioni protestues të ndërmarrë nga aktivistë të këtij subjekti politik, përfshirë vetë Molliqajn, të cilët duke shkruar në muret e stacionit të Policisë, kishin shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qasjes së Policisë karshi partive politike që po i shkelin masat kundër koronavirusit.

“Për partitë tubime, për qytetarët dënime”, kishin shkruar aktivistët e PSD-së në murin e stacionit policor.Pas lirimit, ata thanë se janë rrahur nga policët brenda pasi ishin arrestuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit