1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

PSD vendos flamurin e UÇK-së në oborrin e Presidencës

Rekomandime

Partia Socialdemokrate ka realizuar sot një aksion në oborrin e Presidencës së Kosovë, ku kanë vendosur flamurin e UÇK-së.

- Advertisement -

“Institucionet e Kosovës, Presidenca dhe të gjitha tjerat nuk kanë kuptim as nuk shpjegohen pa UÇK-në. Pa UÇK-në këto institucione nuk do të ishin tonat, në fakt do të ishin ose kuislinge ose autonomiste. Të gjithë ne i dimë rrethanat ndërkombëtare dhe momentet që na sollën deri këtu.

Por, Kosova nuk u krijua nga hiqi. Këtu kishte popull, histori e vullnet. Kishte kërkesa e përpjekje autentike që nuk u shuan as në kohërat më të rënda. Presidentja shquhet për tonet pezhorative ndaj njerëzve të rezistencës, rezistencë që mbajti gjallë deri tek UÇK-ja, idenë e lirisë. Kulmi i këtyre përpjekjeve është lufta e UÇK-së. Ta mohosh UÇK-në i bie ta mohosh provën kryesore të lirisë, sakrificën dhe vullnetin e brendshëm”, thuhet në njoftim.

PSD ka theksuar se presidentja dhe secili duhet ta dijë se UÇK-ja tashmë është histori dhe vlerë e paprekshme.

- Advertisement -

“Vjosa Osmani duhet ta dijë se roli i saj nuk lejon që smira e inatet e pushtetit t’ia shtrembërojnë vlerësimin për historinë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se ditë më parë presidentja Osmani është kritikuar për mos përmendjen e UÇK-së, në përvjetorin e Betejës së Koshares.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit