3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Pse disa vende afrikane “po mendojnë dy herë” për të ngritur zërin kundër Putinit?

Rekomandime

Nelson Mandela u pyet një herë se pse ai kishte ende marrëdhënie diplomatike, ndër të tjera, edhe me liderë të cilët ishin cilësuar terroristë nga fuqitë perëndimore.

Burri i nderuar i Afrikës së Jugut u përgjigj se ishte gabim “të mendosh se armiqtë e tyre duhet të jenë armiqtë tanë”.

- Advertisement -

Dhe ky qëndrim ka karakterizuar kryesisht reagimin e disa kombeve afrikane ndaj luftës Rusi-Ukrainë.

Sipas CNN në të gjithë kontinentin, shumë duket se hezitojnë të rrezikojnë sigurinë e tyre, investimet e huaja dhe tregtinë duke mbështetur njërën palë në këtë konflikt.

Ndërkohë që ka pasur një dënim të gjerë të sulmeve ndaj civilëve ukrainas – nga vende të tilla si Gana, Nigeria, Kenia – ka pasur një përgjigje shumë më të heshtur nga disa vende kyçe afrikane.

- Advertisement -

Vendet në këtë kontinent e gjejnë veten në një pozitë delikate, thotë Remi Adekoya, pedagog i asociuar në Universitetin e Jorkut të Anglisë.

“Ekziston një pikë e fortë mendimi në diplomacinë afrikane që thotë se shtetet afrikane duhet të ruajnë parimin e mosndërhyrjes dhe kështu ata nuk duhet të përfshihen në luftëra midis Lindjes dhe Perëndimit. Ashtu siç u pozicionuan disa shtete gjatë Luftës së Ftohtë, për shembull”, tha Adekoya për CNN.

- Advertisement -

Një zë me ndikim që e ka bërë të qartë se ai nuk do “t’i bëjë armikun” udhëheqësit rus Vladimir Putin është presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa.

Ndërsa iu drejtua parlamentit të vendit të tij të enjten, ai tha: “Qëndrimi ynë është shumë i qartë… ka nga ata që këmbëngulin se ne duhet të mbajmë një qëndrim dhe pozicion shumë kundërshtar, të themi ndaj Rusisë. Dhe qasja që kemi zgjedhur të marrim është se po insistojmë që të ketë dialog”.

Pasi lëshoi fillimisht një deklaratë që kërkonte që Rusia të tërhiqte menjëherë forcat e saj nga Ukraina, Afrika e Jugut që atëherë ka hedhur fajin për luftën drejtpërdrejt mbi NATO-n për marrjen në konsideratë të anëtarësimit të Ukrainës në aleancën ushtarake, kundër së cilës është Rusia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit