1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pse duhet të bëhet Ramush Haradinaj President?

Rekomandime

Shkruan: Rasim SELMANAJ

- Advertisement -

Lindja e një lideri në rrethana politike, padyshim që e bëjnë lider politik. Por, lindja dhe ngritja e një lideri nëpër epoka dhe zhvillime të mëdha historike, padyshim se e bëjnë atë prijës historik.

Ramush Haradinaj është lider i lindur në rrethana të vlimeve të mëdha historike, si dalëzotës i përjetshëm, si udhëheqës dhe prijës i luftës çlirimtare deri në liri. Ramush Haradinaj, kurrë nuk gjakoi pozitat politike, por përgjegjësitë e kërkuan atë.

Kur e bartte mbi shpinë vëllanë e tij hero, Luanin, nuk e kishte menduar se një ditë do të bëhej kryeministër, as kur sulmit të forcave serbe në Prekaz, familjarisht iu përgjigj me luftë frontale në Dukagjin, as kur ra heroikisht Shkëlzeni, as kur bashkë me vëllezërit mori dhjetëra plagë në trup, as kur pabesisht iu vra vëllai më i ri, Enveri, e shumë bashkëluftëtarëve të tij. Jo, ai kishte një mision: çlirimin e Kosovës. Dhe, pas fitores së madhe, ushtarët dhe bashkëluftëtarët nuk i la në rrugë; nuk flinte në vila, as rezidenca luksoze, por në baraka, deri sa djemtë e UÇK-së u sistemuan në Trupa Mbrojtëse të Kosovës, proces ky i domosdoshëm në periudhën tranzicionale. Udha e tij politike është më shumë historike.

- Advertisement -

Nga ka rënë ai, nuk ka rënë asnjë lider i botës shqiptare dhe përtej saj. Udha e tij është epike, gati -gati mitike. Megjithatë, brenda vetes ka njerëzoren, të madhërishmen që rrallë e ndeshim te figurat e luftës dhe lirisë. Përderisa varroste të vëllanë, Shkëlzenin, të rënë heroikisht me bashkëluftëtarë të tjerë, me një qëndrim burrëror ia hodhi dheun për fytyre dhe batanijen e tij ua dha bashkëluftëtarëve të tij, të cilët ishin gjysma pa rroba në trup. Pa thoni, cili prijës do ta bënte këtë?!

Nga lufta e deri më sot u bën dy dekada. Lideri ynë një dekadë e bëri në mbrojtje të së vërtetës së luftës çlirimtare, tri herë u ftua nga Gjykata Ndërkombëtare, dy herë radhazi triumfoi para saj, dhe dy herë radhazi u dorëheq nga pozita e kryeministrit. Pa thoni, cili lider sakrifikoi dhe mbrojti luftën më denjësisht se ai?! Prandaj, edhe kur përballej me diplomacinë dhe diplomatët e huaj, ai kishte të drejtë t’i thoshte atë që duhej, jo bisedimeve për ndarjen e kufijve, jo bisedimeve me kushte e më pasoja historike për Kosovën! Prandaj, me Ramushin president, Kosova, në këto ditë të vështira do të jetë më me dinjitet, me unike, më afirmative në kërkesat e saj dhe me e sigurt drejt proceseve të vështira që po na presin!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit