1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pse ndizet drita e motorit? A paralajmëron gjithmonë prishje të mëdha?

Rekomandime

Kur ndizet drita e motorit, ju mund të shqetësoheni se vetura juaj mund të ketë problem serioz, por jo domosdoshmërisht është kështu.

- Advertisement -

Kjo dritë mund të ndizet për disa arsye të ndryshme, në të shumtën e rasteve ndizet për mirëmbajtjen rutinë që duhet kryer, andaj nuk keni nevojë të shqetësoheni. Mund të ndizet për të paralajmëruar se duhet zëvendësuar senzorin e qarkullimit të ajrit, senzorin e oksigjenit, ndonjë tel apo prizë, e ndonjëherë mund të nënkuptojë ndërrimin e ndonjë gypi të lirë – ose motori nuk bën djegien e vajit/karburantit siç duhet.

Problemi mund të bëhet i shtrenjtë kur bëhet fjalë për ndonjë pjesë siç janë ato për eliminin e derivateve të padjegura. Nëse e dërgoni veturën në auto servis, ata mund t’ju ndihmojnë që përmes softuerit ta diagnostifikoni saktë problemin.

Shumë njerëz zgjedhin ta injorojnë ndezjen e dritës së motorit, por kjo nuk është një vendim i mençur. Përderisa të mos dihet saktë problemi, vetura juaj të paktën do harxhojë më shumë derivate, edhe mund të nxehet, apo motori mund t’i mundojë më shumë pjesët tjera.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit