2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Pse nuk lejohen shkollat në gjuhën shqipe në Greqi e Turqi

Rekomandime

Dr. Hasan Luçi

- Advertisement -

Shkollat e shumta të niveleve të ndryshme, nga fillore në universitete, të Turqisë dhe Greqisë në Shqipëri u ngritën sa hap e mbyll sytë qysh në fillimin e tranzicionit të quajtur demokrat në vitet ’90.

Kjo sjellje kolonizuese e këtyre shteteve nuk përputhet aspak me marrëdhëniet e ndërsjellta shtetërore e shoqërore, që vendi ynë i quan normale, biles edhe partnerë strategjikë këto dy shtete, të cilët ende e kanë të ndaluar hapjen e shkollave shqipe edhe të arsimit fillor, pa le më lart.

Në Greqi nuk bëhet fjalë as për shkollat shqipe në Çamëri por edhe aspak edhe për arvanitët, arbëreshët në vite, që jo vetëm flasin gjuhën ende në shtëpitë e veta, por janë edhe shumicë në 676 fshatrat e tyre, por edhe si perqindje popullsie në Greqi.Kjo falë shovinizmit grekomadh dhe mëtimeve për Vorio Epirin edhe në ditët tona.

Në Turqi u fol para dy vitesh se në 2018 do të fillonin shkolla fillore për shqiptarët, por ende heshtin si mediat e shkruara edhe ato pamore, ndërsa qeveria as e ka në program këtë problem madhor për dinjitetin tonë kombëtar dhe mbështetjen e domosdoshme të mërgimtarëve tanë fatkeq në çdo kohë deri edhe sot e kësaj dite. Po si ka rrjedhur kjo histori ndalimi kaq kriminues?

- Advertisement -

Qysh në 1827 sulltani osman dhe Patriarkana Ortodokse e Stambollit vendosën ndalimin e gjuhës shqipe në krejt territoret e perandorisë osmane.

Iu dha liri vetëm hapjes së shkollave osmane, serbe, greke, bullgare e rumune.

- Advertisement -

Shkolla shqipe u ndalua me ligj perandorak e politikën shovene ortodokse të Patriarkanës së Stambollit, pasi synohej që shqiptarët të bëheshin nënshtetas muslimanë të perandorisë, me që shumica kishin përqafuar atë fe, dhe të mos kishte komb shqiptar, ndërsa Patriarkana synonte përfshirjen e ortodoksëve shqiptarë nën pushtetin e kishës greke.

Mbreti Oton i Greqisë dhe shqiptari tradhëtar kryeministri Jani Koleti ndaluan përdorimin e gjuhës shqipe jo vetëm se flitej në parlament nga shumica shqiptarë që i dhanë lirinë e pavarësinë Greqisë, por u ndalua plotësisht dhe vijon ende sot, jo vetëm në trojet shqiptare nën Greqi, por edhe në fshatrat shqiptare, nga të cilat mbi 20 në rrethinat e Athinës dhe në lagjen Plakë në qëndër të saj.

Në 1844 u hartuan platformat akademike si “Naçertania “serbe e Grashaninit, “Megali idea”( Idea e madhe”) greke dhe “Zeta” malazeze, të cilat synonin pushtimin e trojeve shqiptare, të quajtura osmane a turke, kur të shpërbëhej perandoria osmane, e sëmura e Bosforit.Këto shtete u mbështetën edhe nga miqtë e tyre, fuqitë e mëdha europiane e Rusia, që synonte daljen në ujrat e ngrohta në Mesdhe.

Greqia filloi luftën në trojet shqiptare për ta përzënë popullsinë shqiptare nga trojet e veta me bandat e Grivas qysh nga 1854 dhe deri në agresionin në Lëkurs në 1878, pra Greqia ishte më e paduruara.Qysh në Kongresin e Berlinit u hartuan planet për coptimin e trojeve shqiptare, kur edhe Bismarku e quajti Shqipërinë “një shprehje gjeografike”.

Kështu genocidet kundër shqiptarëve në shekuj janë nga më të tmerrshmit në botë, duke filluar me ndalimin e gjuhës shqipe nga fqinjët tanë tokësorë.

Me këtë revan osmano-grek në 1887 në Shqipëri kishte 3 mijë shkolla, nga të cilat: 1.200 shkolla publike osmane, po aq greke private, 300 shkolla bullgare, serbe e vllahe. “Zosimea” greke e Janinës ishte shkolla për shqiptarët, por pak prej tyre u bënë grekofonë, si edhe në shkollat e tjera sllave.

Shkollë shqipe kishte vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin, dhe me qënëse gjuha e shkolla shqipe qenë ndaluar, edhe P. Sotiri u vra nga shovenët grekë , si edhe mësues e priftërinj të tjerë atdhetarë shqiptarë dhe kjo shkollë u mbyll pa u hapur mirë.

Kjo luftë vijoi pa mbarim, edhe sot në ditët tona shkollat nuk hapen në Greqi, veç disa nga mërgimtarët tanë të tranzicionit.

Çamët e arvanitët ende flenë gjumë për të drejtat e lirit e tyre njerëzore, por shpresohet të zgjohen si edhe vëllezërit e tjerë të tyre.

Bisedimet mes dy vendeve ngecën dhe nuk dihet kur do të zgjidhen çështjet e mbetura në heshtje me Greqinë, e cila kërkon qiqra në hell edhe për pakicën greke në Shqipëri, kurse ajo vetë nuk zbaton asnjë konventë ndërkombtare për pakicat etj.

Por paradokset nuk kanë të sosur. Shqiptarët kanë derdhur gjak për trojet e veta dhe kulmore janë tri kohë: Epopeja e Skënderbeut, që çoi në pavarësi në 1912, LANC-i 1939-1944 dhe çlirimi i Kosovës nga UCK dhe faktori ndërkombëtar.

Por si në Shqipëri dhe në Kosovë nuk ka shqetësim se përse Turqia, që quhet partner strategjik nuk mundëson mësimin e shqipes shqiptarëve të vjetër e të rinj atje, nënshtetas ose jo të saj.

Jo vetëm kaq, por gjithë shqiptarët që janë vendosur në Turqi për banim të përhershëm janë detyruar të marrin emër e mbiemër turk, jo ata të lindjes së tyre në trojet e veta etnike. Por atë që nuk e bën dot ushtria në kushtet e sotme, e bën ekonomia turke.

Turqia me 74 milionë banorë ka hedhur njërën këmbë në Ballkan dhe aleatët më të rëndësishëm të saj janë qeveritarët e tranzicionit shqiptar dhe ata kosovarë, nga S.Berisha, F.Nano, E.Rama, I.Rugova, H.Thaçi etj. me motivacionin “kohë të reja,veprimtari të reja, hapje e kapitujve të rinj si partner strategjik” etj.

Kështu ne kërcënohemi nga një osmanizëm i ri demokrat safi, dje të shtypur me armë, sot me ekonomi, pasi nuk ruhen marrëdhënie të ndërsjellta sovraniteti shtetëror.

Qeveritarët turq e shohin historinë e kulturën e Turqisë të përbashkët me pushtimet osmane si një strategji përfituese në Ballkan.

Turqia do të sfidojë BE në Ballkan.

Turqia duke qënë edhe pjesë e Ballkanit kërkon të përfitojë perandorinë ekonomike në të nën parrullat “marrëdhënie të qëndrueshme miqësore e të fqinjësisë së mirë me vendet e rajonit” dhe nismat me “procesin e bashkëpunimit europian juglindor” dhe forca paqëruajtëse shumëkombëshe për Europën juglindore2 etj. role të saja në fushën ekonomike, politike,kulturore etj.

Turqia nxit nacionalizmin turk në politikë, ekonomi e kulturë në Ballkan.

Tregëtia e pandërprerë që nga vitet ’90 dhe rritja e kapitalit turk në veçanti në Shqipëri përmes konçensioneve, bankave, aviacionit etj.Importet turke rriten, ndërsa eksporti shqiptar në Turqi bie.

Qysh në 2005 në vizitën në Tiranë me Fatos Nanon, Erdogani kërkoi të ngrihej një komision dypalësh i përbashkët për rishikimin e teksteve historike, pasi “informacioni mbi marrëdhëniet Turqi-Shqipëri duhet të reflektohet konkretisht në librat shqiptare të historisë”! Kjo kërkesë nuk u bë publike në Tiranë, qeveria Nano heshti, por fjala shfryu nga media të huaja. Edhe Kosova që nga 2011 pranoi kërkesën e Turqisë për tekstet, duke ngritur një komision të veçantë, sipas kërkesës turke dhe të KE, siç u pohua. Një kërkesë e tillë është bërë me kohë qeverive shqiptare edhe nga qeveria greke, “në emër të fqinjësisë së mirë”! U ngrit edhe një grup pune për të rishikuar tekstet që “cenojnë marrëdhëniet” mes vendeve!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit