0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

‘Pse qikat e mira ‘kallen’ për djemtë e këqinj’

Rekomandime

Duhet ta keni dëshmuar me dhjetëra herë. Vajza më e mirë që njihni bie në dashuri me një djalë që nuk e meriton fare.

Ajo ka kaq shumë potencial dhe zgjedh një çunak (s’e quan dot burrë) që s’është në nivelin e asaj.

- Advertisement -

Shoqet, motrat, bijat, ne vetë, bëjmë të njëjtin gabim dhe zgjedhim çuna të këqinj. Shumicën e rasteve, është gabim që s’përsëritet, por në raste të tjera, kthehet në stil jetese.

Një maskara pas tjetrit që rezulton në zemër të thyer dhe fytyrë të enjtur të njollosur me rimel e lotë.

Medoemos duhet të ketë një arsye pas gjithë kësaj sindrome.

- Advertisement -

Ç’e bën një vajzë të bukur, të kultivuar, me të ardhme të ndritur, të bjerë në dashuri me një çunak që s’ka bërë gjë në jetë e që do ta trajtojë keq? Çdo situatë është unike, por zakonisht ka tre arsye kryesore:

1. Goca e mirë vdes për adrenalinë

- Advertisement -

Çunat e keqinj janë aventurierë dhe të paparashikueshëm, të bëjnë të ndihesh në eufori, e lirë dhe thuajse e droguar. Kur ai të thotë “të dua” për herë të parë, s’ka ndjesi më të bukur.

Por hera e parë nuk përsëritet. Vetëm nëse ai të zhyt në errësirë, të bën të ndihesh si mos më keq, të zhvlerëson totalisht dhe më pas të ngre prapë sipër me dy fjalë të mira. Me pak fjalë, adrenalinë emocionale.

2. Çun i keq me zemër të mirë

Ose e thënë ndryshe, është çun i keq, ka karizëm, por duket zemërflori. Justifikimi: “Është çun i keq me zemër të mirë.” Ti beson se mund ta bësh njeri më të mirë, se ai do të ndryshojë për ty, se deri më tani, s’kishte njohur askënd të hajrit.

Por bën mirë të pranosh. Ai s’ka për të ndryshuar kurrë as për ty, as për askënd. Nëse do të bëhet njeri më i mirë një ditë, do ta bëjë për vete.

3. Kush të lëndon, të do

Përgjatë jetës, nga dikush keni mësuar se dashuria është e dhimbshme, se s’mund të jesh e lumtur pa vuajtur po nga e njëjta lumturi.

Ai që të do më shumë nga të gjithë, ka fuqinë të të lëndojë më shumë nga të gjithë.

Ideja e një partneri shpërfytyrohet dhe vajzat e mira besojnë se dhimbja e madhe që po përjetojnë krah këtij njeriu do të shpërblehet me dashuri po kaq të madhe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit