Sot në Prekaz shënohet 23-vjetori i rënjes së familjes së heroit Adem Jashari.
Prekazi gjatë tri ditëve vizitohet nga mijëra shqiptarë nga e gjithë bota gjatë datave 5,6 dhe 7 mars kur shënohet “Epopeja e UÇK-së”.
Këtë vend nuk e kishte vizituar asnjëherë gjatë jetës së tij ish-presidenti Ibrahim Rugova.
Rugova ishte për herë të parë mysafir në RTK pak muaj pasi Televizioni i Kosovës, kishte nisur transmetimin.
Në studion e hapur të emisionit “Thjerrëz”, me gazetaren Diana Toska, Rugova ka folur me shumë qetësi për situatën e tensionuar politike në vend mes krahut paqësorë dhe atij të luftës.
Kjo bisedë është karakterizuar me një maturi që ka shfaqur kryetari i LDK-së, i cili në asnjë moment nuk ka fyer askë edhe pse në vitin 1999, Rugova mbase ishte njëriu më i sulmuar nga qarqet politike të kohës
Ndër shumë pyetje të gazetares Toska, por edhe të shikuesve, Rugova është pyetur nëse do ta vizitojë Prekazin për ta nderuar Familjen Jashari.
Kjo ishte përgjigjja e Presidentit Rugova: