1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pse spo i kthen përgjigje Kurti, Grenellit? Tregon Konjufca

Rekomandime

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca duke komentuar deklaratat e ish-ambasadorit, Richard Grenell, ka thënë se kryetari i LVV-së, Albin Kurti është shumë i zënë me proceset e reja dhe nuk ka kohë t’i kthejë përgjigje Grenellit.

Përveç kohës, Konjufca tha se më nuk është e rëndësishme që Kurti të merret me Grenellin, për të cilin tha se është marrë populli amerikan.

- Advertisement -

Grenelli tash po ka kohë shumë, po shkruan, po Albini nuk po ka kohë për me ju përgjigj, së është shumë i nxanun, me proceset e reja tash.

Mendoj që nuk po i përgjigjet jo edhe veç pse nuk po ka kohë, por edhe nuk është e rëndësishme me u marr me Grenell.

Gjëja më e rëndësishme është që u marr populli amerikan me të në zgjedhje edhe e ka vlerësuar kush me marr përgjegjësi të reja”, tha Konjufca.

- Advertisement -

Konjufca pati edhe një porosi për Grenell, ku tha se për të pasur sukses, ai do të duhej t’i ndërroj metodat.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit