0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pse të porsalindurit buzëqeshin kur flenë?

Rekomandime

Buzëqeshja e një foshnjeje të porsalindur është aq e veçantë sa shpesh njihet edhe si “buzëqeshja ëngjëllore”.

Për shumë prindër, ky është momenti që kompenson gjithë lodhjen dhe orët pa gjumë, por pse dhe si ndodh? A po ëndërron fëmija? A po rikujton kohën në barkun e nënës?

- Advertisement -

Foshnjat buzëqeshin edhe para se të lindin

Nëse keni pasur fatin të shihni fëmijën tuaj duke buzëqeshur në ultratinguj, mos mendoni se po imagjinonit gjëra të pavërteta. Një studim që vëzhgoi mbi 500 gra shtatzëna me ultratinguj 4D, zbuloi se deri në 31 fetuse ishin duke buzëqeshur për një kohë mesatare prej 3.21 sekondash secila. Në këtë mënyrë, shkencëtarët përcaktuan se buzëqeshjet spontane ndodhin edhe kur foshnjat janë ende në bark, shumë kohë para lindjes së tyre. Rreth javës së 26 të shtatzënisë, foshnjet mund të buzëqeshin dhe madje edhe të qajnë brenda mitrës.

Buzëqeshjet e para janë të pavullnetshme

- Advertisement -

Siç e përmendëm më herët, këto veprime të kryera nga foshnja në mitër konsiderohen si veprime “refleksive”. Kjo do të thotë se ato janë një përgjigje e menjëhershme ndaj një stimuli, i cili në rastin e foshnjave është zakonisht një ndjenjë e mirëqenies së brendshme. Ndryshe nga shumë prej nesh, ka shumë të ngjarë që foshnjat në të vërtetë nuk janë të vetëdijshme se janë duke buzëqeshur, kështu që ne po flasim për një lëvizje të pavullnetshme të muskujve të tyre, si në rastet kur thithin gishtin e madh.

Koha e duhur për të buzëqeshur

- Advertisement -

Kur fle, një i porsalindur normalisht kalon në 2 faza të gjumit: gjumë aktiv dhe gjumë të thellë. Faza aktive, e njohur edhe si REM, e cila është një akronim për “Rapid Eye Movement” (lëvizja e shpejtë s syve), mendohet se prodhohet nga aktiviteti intensiv i trurit. Kjo ndodh afërsisht 60-90 minuta pasi t’ju ketë zënë gjumi. Gjatë kësaj faze, ka më shumë gjasa që t’i shohim foshnjat duke buzëqeshur apo duke bërë veprime të tjera të pavullnetshme.

Buzëqeshja si reagim/përgjigje

Meqë nuk mund të flasin, të qeshurit dhe të qarat janë mjetet kryesore të komunikimit të foshnjeve. Kjo është arsyeja pse buzëqeshjet e tyre mund të jenë gjithashtu një përgjigje ndaj ndjenjave pozitive ose ndjesive qetësuese të tilla si një përkëdhelje në faqe apo një ninullë.

Të porsalindurit nuk ëndërrojnë, por ata kanë kujtesë

Ndërsa shihni një foshnjë që buzëqesh teksa fle, mund të mendoni edhe se ajo po sheh ndonjë ëndërr, por kjo nuk ka shumë gjasa të ndodhë. Një foshnjë e porsalindur nuk ka ende përvoja të mjaftueshme për të kujtuar apo aftësi për të imagjinuar.

Fjetja në javët e para të jetës ka disa funksione shumë specifike të cilat përfshijnë ndihmën e foshnjave për të zhvilluar trurin e tyre, për të përpunuar informacionin dhe për të konsoliduar kujtesën, e cila fillon të marrë formë në barkun e nënës. Kjo e fundit, në fakt, mund të vërtetohet duke vëzhguar se si foshnjat mund të njohin zërin e nënës ose babait të tyre vetëm disa orë pasi kanë lindur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit