1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Psikologu 47 vjeçar erdhi nga Gjermania në pushim, vdiq në QKUK nga COVID-i

Rekomandime

Fatmir Ibrahimi, 47-vjeçar ka humbur jetën mbrëmë si pasojë e infektimit me coronavirus.

- Advertisement -

Lajmin e ka bërë të ditur miku i tij, Arben Gecaj, percjell Reporteri.net.

“Fatmiri Ibrahimin kush e ka njoft, e ka dite qe mision te jetes e ka pas vec tjeret me i ndihmu. E hupe luften me covidin, kurre te dorzum s’te kem pa, shok!”, ka shkruar Gecaj në Facebook.

Ibrahimi që me profesion ishte psikolog, në muajin dhjetor kishte shkuar në Gjermani me familjen e tij, ndërsa pushimet e verës kishte vendosur t’i kalonte në Prishtinë.

- Advertisement -

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, 2,685 persona kanë humbur betejën me virusin SARS CoV-2, ndërsa vetëm të martën, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar 28 raste të vdekjes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit