2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Publikimi i audio-incizimit, Besnik Bislimi i tregon lajmin Albulena Haxhiut

Rekomandime

Derisa në kuvendin e Kosovës nisi seanca ku po diskutohet për menaxhimin e pandemisë, në media u publikua nga përgjim i Albulena Haxhiut nga një mbledhje e partisë ku ajo kishte treguar se arsyeja e dorëheqjes së saj nga kryesia lidhej me pagën.

Lajmin për publikimin e përgjimit asaj ia dha zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, duke i treguar në telefon Albulena Haxhiut.

- Advertisement -

Haxhiu e merr telefonin dhe mbetet e ‘shtangur’ në këmbë duke e lexuar.

Audio-incizimi përfshinë periudhën e vitit 2018 kur ndodhi përçarja më e madhe e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë që tani është në pushtet.

Në këto audio-incizime dorëheqjen nga LVV-ja e pranon edhe vetë Albulena Haxhiu në këtë audio-incizim dhe konfirmon se ky veprim i saj ndërlidhej me pakënaqësitë rreth pagës që merrte në parti.

- Advertisement -

Dorëheqja ime në shtator nuk ka qenë publike, i kam treguar vetëm kryesisë, as arsyetimin nuk e kam shkruar aty, sepse nuk kam dashur që diçka të dalë jashtë.

Nuk kam dashur që çështjet e brendshme të dalin jashtë, ajo ka ardhur pas një vendimi në kryesi për çështjen e pagave”, dëgjohet duke thënë Albulena Haxhiu, e cila atë kohë ishte deputete.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit