-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Publikohen dëshmitë, Vuçiq dhe Radojiçiq në fazën finale të planit të tyre ndaj malazezëve në Kosovë

Rekomandime

Qendra Informative e Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, ka akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq, se po bllokon zbatimin e Strategjisë për Integrimin dhe Afirmimin e Komunitetit Malazez në Kosovë, si dhe njohjen e tyre kushtetuese.

Në një reagim të dërguar kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Slobodan M. Vujicic, ka thënë se Vuçiq, bllokimin po e bën përmes Listës Serbe dhe Milan Radoiçiqit.

- Advertisement -

Vujicic ka thënë se qëllimi i këtyre veprimeve, është dëbimi ose shkatërrimi i plotë i qenies etnike të familjeve të mbetura malazeze në Kosovë.

Ai ka dërguar dy audio incizime, që sipas tij, dëshmojnë bashkëpunimin dhe lidhjen shumë të ngushtë mes Radoiçiqit dhe Vuçiqit, të cilën ai e ka mohuar disa herë.

Reagimi i plotë i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës:

- Advertisement -

Në bashkëngjitje ju dërgojmë dy audio incizime që konfirmojnë pa mëdyshje se regjimi diktatorial në Serbi me në krye Aleksandar Vuçiqin po bllokon zbatimin e Strategjisë për Integrimin dhe Afirmimin e Komunitetit Malazez në Kosovë, si dhe njohjen tonë kushtetuese. Të gjithë këtë e bëjnë përmes Listës Serbe dhe Milan Radoiçiqit dhe përmes institucioneve të Kosovës, të cilat gjoja nuk i njohin. Qëllimi i këtyre veprimeve të urryera është dëbimi ose shkatërrimi i plotë i qenies etnike të familjeve të mbetura malazeze nga kjo zonë. Së shpejti do ta kuptojmë nëse institucionet e Kosovës dhe Malit të Zi do të vazhdojnë të mos na mbrojnë.

Është simptomatike që Vuçiq dhe pasuesit e tij, derisa akuzojnë me kor Podgoricën zyrtare se po punon kundër serbëve në Mal të Zi, po hyjnë në fazën finale të etnocidit ndaj malazezëve, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Serbi.

- Advertisement -

Këto video dëshmojnë edhe bashkëpunimin dhe lidhjen shumë të ngushtë mes Milan Radoiçiqit dhe Aleksandar Vuçiqit, të cilën ai e ka mohuar disa herë.

Biseda është mes Milan Radoiçiqit dhe kryetarit të Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Slobodan M. Vujicic.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit