Kategoria e peshave të rënda në boks u bë edhe më interesante pas fitores së Anthony Joshuas kundër Andy Ruiz Jr. Pasi britaniku i rifitoi katër titujt e kampionit botëror, në rrjete sociale filloi debati se kush është boksieri më i mirë në botë.
Për një kohë të gjatë, vetëm Anthony Joshua dhe Deontay Wilder përmendeshin në mesin e boksierëve më të mirë në botë. Por, pastaj Tyson Fury u kthye dhe barazoi kundër amerikanit Wilder, me vendim të gjyqtarëve.
Humbja e Joshuas në qershor ndaj Ruizit kishte ngritur dyshime të mëdha për aftësitë e tij dhe statusin e tij si më i miri në botë. Mirëpo, ai u kthye fuqishëm dhe e rifitoi titujt e tij të shtunën kundër meksikanit.
Por, kush është më i miri për momentin? The Independent e ka publikuar listën me radhitjen e boksierëve në kategorinë e peshave të rënda, të cilën mund ta shihni më poshtë:
1. Deontay Wilder
2. Tyson Fury
3. Anthony Joshua
4. Dillian Whyte
5. Oleksandr Usyk
6. Andy Ruiz Jr
7. Luis Ortiz
8. Joseph Parker
9. Kubrat Pulev
10. Filip Hrgovië
11. Michael Hunter
12. Jarrell Miller
13. Adam Kownacki
14. Aleksandr Povetkin
15. Oscar Rivas