Trajneri i Kombëtares të Kosovës, Bernard Challandes, e ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e nëntorit, në kuadër të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.
Ekipi kombëtar i Kosovës do ta mbajë stërvitjen e parë të hënën në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Paraprakisht, të hënën, në orën 11:00, përzgjedhësi Challandes, do të paraqitet në konferencë për media.