M.SH ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 10 raste të reja me COVID-19 raporton Kosova ime.
Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa janë shëruar pacientë.
Njoftimi i plotë:
11 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.981 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.643.382 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 772.105 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 2.779 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
ℹ Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.882.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 324.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!