Organizata Joqeveritare KOZMO (Instituti për trajnime,hulumtime,analiza dhe këshilldhënje),ka realizuar një sondazh në mënyrë vullnetare me 2500 respodent në qendrat e mëdha të Kosovës, lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë të cilat do të mbahen me 14 shkurt 2021.
Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Prizren, Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë ishin qytetet ku u realizua sondazhi.
Mosha e të anketuarve mesatarisht nga 18 deri në 72 vjeç.
Sondazhi në fjalë ka zgjatur 4 ditë gjegjësisht nga 26 janari deri më 30 janar.
Sondazhi është realizuar nga 7 anketues në baza krejtësisht vullnetare, e realizuar dhe përfunduar nga Organizata Joqeveritare KOZMO.
Nga 2500 respodent:
1340 apo 53.60% do ta votonin LVV-në.
435 respodent apo 17.40% do ta votonin PDK-në.
400 respodent apo 16% do ta votonin LDK-në.
180 respodent apo 7.20% do ta votonin AAK-në.
90 respodent apo 3.60% do ta votonin NISMA-në.
80 respodent apo 3.20% janë të papërcaktuar për votën e tyre.