-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Publikoi fotografinë me Bekë Berishën, reagon Xhevdet Pozhari: Unë nuk kontrolloj xhepa

Rekomandime

Një fotografi e Bekë Berishës, me analistin Xhevdet Pozhari ka ngritur dyshimet se çfarë kishte në xhepin e tij.

Kjo foto e cila u publikua javën e kaluar po komentohet edhe sot.

- Advertisement -

Në xhepin e Berishës u tha se kishte revole, madje fotografia është shpërnda në rrjetet sociale me po këtë mbishkrim.

Ndërsa, sot, kandidati për kryetar të Istogut, Bekë Berishën, për fotografinë në fjalë, ka treguar për media se nuk ka pasur armë me vete, edhe pse një armë e ka me leje.

“Nashta e kanë punu kshtu me fotoshop, se unë telefonin e mbaj qaty. Të çoj foto sa t’dush që i kom xhepat plot telefona. Unë kom armë me leje po se kom marrë me veti. A duhet tash unë me iu kallxu edhe çka mbaj nxhepa”, tha Berisha.

- Advertisement -

E pas kësaj deklarate, ka reaguar përsëri Pozhari i cili e publikoi fotografinë e mjaftë shumë të komentuar.

Ai thotë se ndjehet keq pasi në kohë fushate po komentohet se çfarë kishte në xhepin e Berishës.

- Advertisement -

Ai tregon se si janë takuar dhe çfarë kanë biseduar mes vete.

“Në kohë fushate ndjehem keq që qenka shfrytëzuar fotoja që e kam postuar me Bekë Berishën për të ngritur pyetje se çfarë ka pasur në xhep.

Ka qenë takimi i parë i imi me të, krejtësisht i rastësishëm. Shkaku i një të kaluare jo të mirë të bazuar në qëndrime politike, e pimë një kafe dhe shkëmbyem bisedë si dy njerëz që i respektojnë bindjet e njëri – tjetrit.

“Unë nuk jam njeri që kontrolloj xhepa të njerëzve dhe as që më intereson kush se çka ka aty, por Beka për këtë vend, në mënyrën e vet, kishte dashni të madhe. Kuptohet, kjo dashni atij edhe i shpërblehet!”, shkruan Pozhari në facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit