-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Punëtorët e KEDS-it ndihmojnë Shqipërinë me afro 19 mijë euro

Rekomandime

Punëtorët e KEDS/KESCO kanë dhënë donacion prej afro 19 mijë eurosh për të ndihmuar Shqipërinë që të përballet me pasojat e tërmetit.

- Advertisement -

Kjo shumë është donuar brenda një dite të vetme nën organizimin e përbashkët të KEDS-it dhe Sindikatës së punëtorëve Elektrokosova (FSPE).Ky aksion ka qenë në baza komplet vullnetare dhe i janë përgjigjur pothuajse komplet punëtorët e KEDS/KESCO.

“Me anë të këtij veprimi tregohet se i gjithë stafi i KEDS/KESCO bashkëndjen me Shqipërinë dhe njerëzit e afektuar nga tërmeti në këto momente të vështira sikurse është i gatshëm të jap kontributin e vet kurdo që paraqitet nevoja”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

“Kjo shumë i bashkohet donacionit të vet kompanisë që e ka dhënë më herët menjëherë pas tërmetit. Por, ndihma shtesë, jashtë këtij organizimi, kanë dhënë punëtorët në mënyrë individuale, madje duke dërguar ndihma edhe direkt në vendet e afektuara nga kjo fatkeqësi”, thuhet më tej.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit