-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Punëtorët e Telekomit mund të mbesin 7 muaj pa rroga

Rekomandime

Çdo e hyrë e Telekomit të Kosovës që nga e marta do të kalojë në llogari të kompanisë “Z-Mobile”.Pas urdhrit për përmbarim, nga llogaritë e kësaj ndërmarrjeje janë tërhequr 3.2 milionë euro, që kanë qenë mjete që Qeveria ia ka dhënë Telekomit si ndihmë financiare gjatë pandemisë.

- Advertisement -

Nëse nuk gjendet një zgjidhje ose nuk arrihet ndonjë marrëveshje në mes të palëve të përfshira, kjo do të vazhdojë derisa të arrihet vlera e borxhit prej afro 27 milionë eurove i kompanisë ndaj “Z-Mobile”, raporton KOHA.Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj, ka thënë se me të hyrat që kanë iu duhet rreth 7 muaj të punojnë me llogari të bllokuara dhe pa paga për të larë borxhin.

Lexo Edhe:

Reshitaj nga izolimi i shkruan letër Osmanit: Ka deputetë të dyshuar me Covid-19, duhet të testohen të gjithë
Ai ka kërkuar që Qeveria të gjejë një zgjidhje pa humbur kohë.Urdhri për përmbarim është dhënë pasi që të martën nuk është arritur një marrëveshje në mes të Qeverisë, Bordit të Telekomit dhe përfaqësuesve të “Z-Mobile”. Sipas Ministrisë së Ekonomisë, Bordi ka refuzuar të pranojë marrëveshjen për shlyerje të borxhit dhe zhbllokim të llogarive deri më 1 tetor. Pas kësaj Bordi ka dhënë dorëheqje, duke vlerësuar se kanë qëndrime të ndryshme nga aksionari dhe se e kanë parë që mundësi të ndryshimit të tyre nuk ka.

- Advertisement -

Për dorëheqjen e tyre kryeministri Avdullah Hoti ka refuzuar të flasë. Ai nuk i është përgjigjur interesimit të gazetarëve lidhur me këtë çështje në konferencën për media të mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë.Ndërkohë që në një përgjigje dhënë KOHËS, nga kabineti i ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, kanë thënë se ata kanë tentuar të gjejnë zgjidhje të shpejtë pasi që kanë vlerësuar se shërbimet e Telekomit janë vitale si për qytetarë ashtu edhe për Qeverinë e Kosovës.Mirëpo zgjidhja e ofruar nga ta, sipas Ministrisë, nuk është pranuar nga Bordi i Telekomit.“Zgjidhja jonë që ia kemi prezantuar Bordit në takim me kryeministrin dhe ‘Dardafone’, ka qenë që të jemi mbështetës në një marrëveshje për shlyerje të borxhit dhe t’i zhbllokonte menjëherë llogaritë deri më 1 tetor. Mirëpo kjo nuk u pranua nga Bordi i Telekomit. Më pas ka ndodhur tërheqja e mjeteve”, thuhet në përgjigjen e kabinetit i ministrit të Ekonomisë, Blerim Kuçi.Sipas tyre, Bordi ka refuzuar marrëveshjen pasi që nuk e njeh atë borxh. Ata kanë thënë se për zgjidhje të këtij problemi fillimisht do të emërojnë një bord të ri, e pastaj do t’i shohin alternativat se si mund të dilet nga kjo situatë.Lidhur me situatën në Telekom të enjten Kuvendi do të zhvillojë një debat.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit