1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Pushtimi është çështje orësh”, flet shqiptari që është pjesë e ushtrisë së Ukrainës: Jam në repartin e rëndësisë së veçantë

Rekomandime

Emanuel Bazanji ka shërbyer për disa vite në ushtrinë shqiptare në batalionin e këmbësorisë. I dha fund karrierës ushtarake në Tiranë por prej dy vitesh e vazhdon atë si pjesë e ushtrisë të Ukrainës.

Në një intervistë për TCH ai tregon përse e mori vendimin të rreshtohet me ushtrinë e këtij vendi, i cili plot ankth pret nga momenti në moment të pushtohet prej Rusisë. “Jemi gati edhe me ndihmën e aleatëve thotë Emanueli të përballojmë çdo sulm të rusëve”.

- Advertisement -

Sa kohë keni që ju keni shkuar në Ukrainë?

Emanuel Bazanji: Ju falënderoj zoti Veliu gjithashtu. Përshëndetje nga Ukraina. Bëhen shumë shpejt gati dy vjet që unë jetoj këtu në Ukrainë.

Si shkuat në Ukrainë dhe si ndodhi ti bashkoheshit ushtrisë ukrainase?

- Advertisement -

Emanuel Bazanji: Fillimet e mija këtu nuk kanë qenë të lidhura drejtpërdrejtë me luftën. Unë thjesht kam ardhur në këtë vend për të nisur një jetë të re, plus për të dhënë një ndihmesë ndaj popullit ukrainas sepse edhe gjatë luftës në Ish-Jugosllavi shumë shqiptarë e mbajnë mend historinë, nuk është nevoja ta përsëris. Por shumë shqiptarë që e kanë memorien e freskët e kujtojnë se çfarë vuajti Kosova dhe Shqipëria gjatë konfliktit në Ish-Jugosllavi.

Pastaj ndodhi në Gjeorgji në 2008 e njëjta gjë tani po ndodh në Ukrainë. Duke marrë parasysh që aktori kryesori të gjithë këtyre, që lidhet edhe me politikën e jashtme, hegjemoninë që përdor Rusia është dhuna bashkë me agresionin që ushtron ndaj popujve.

- Advertisement -

Unë jam lidhur me Mamukun, ai është një veteran i luftës së Gjeorgjisë, veteran në luftën e Çeçenisë, veteran i luftës së Ukrainës dhe gjithashtu shumë pjesëtar të grupit tim ku jam momentalisht ku kemi miqësi të ngushtë sigurisht, kanë marrë pjesë në luftën e Kosovës me KFOR dhe kanë bërë të mundur zmbrapsjen e trupave serbe nga territoret e Kosovës. Kështu ka qenë ardhja ime këtu në Ukrainë duke u lidhur zyrtarisht me Mamukun.

Cilat janë detyrat tuaja si ushtarak në atë formacion ku bëni pjesë?

Emanuel Bazanji: Dua të qartësoj diçka. Shumë njerëz e kanë quajtur këtë me fjalët më të çuditshme. Ne jemi një forcë tokësore e ushtrisë së rregullt të Ukrainës. Forcave të Armatosura të Ukrainës quajtur ZSU.

Siç e thashë pjesë e forcës tokësore, brigadës së motorizuar . Jemi më të mëdhenj se kaq. Numri shkon në shifra të mëdha. Brigada e këmbësorisë e motorizuar ka për detyrë avancimin e forcave të këmbësorisë, lëvizjen dhe të përparojë në formacione drejt luftimit të shpejtë se sa një këmbësori e thjeshtë.

A ka të tjerë shqiptarë apo qytetarë nga Ballkani që i janë bashkuar ushtrisë së Ukrainës?

Emanuel Bazanji: Është një pyetje interesante dhe e bukur. Këtu në Ukrainë ka shumë shqiptarë që janë pjesë e ushtrisë së Ukrainës. Pjesa me e madhe e tyre janë shqiptarë të Ukrainës, të lindur e rritur këtu. Top Channel në të shkuarën ka bërë një dokumentar shumë të bukur për ata.

Flasin Shqip me mua kur i kam takuar. Unë jam me shqiptarë këtu por jo të ardhur apo lindur në Shqipëri. Nga Ballkani janë shumë. Ka nga Sllovenia, Kroacia nga Mali I Zi një djalë. Shiko janë nga 27 vende të botës. Pjesa më e madhe që jemi zyrtarisht në angazhuar në ushtrinë ukrainase pjesa më madhe janë amerikan, britanik , francez, australianë kemi patur kolegë edhe nga Japonia madje.

Dua të nënvizoj faktin që ne jemi në një repart i rëndësisë së veçantë, pjesë elitare e ushtrisë së Ukrainës. Është klasifikuar si repart i operacioneve special, pasi është ndër repartet më të vjetra që ka patur Ukraina që në fillimin e luftës në vitin 2014 mbas revolucionit Euro-Maidan, kur nisi lufta.

Më lejoni të nënvizoj se ky repart në fillimet e luftës ka qenë trajnues. Njëkohësisht ka qenë edhe në front gjatë luftës. Tani pjesa më e madhit e grupit janë nga forcat special amerikane, britanike përfshi NAVY SEALS, SAY apo GREEN BERETS dhe gjeorgjianët janë tërësisht të trajnuar në institucionet më prestigjioze, akademitë ushtarake amerikane.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit