3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Putin “hileqari”: Çfarë i bëri presidenti rus Trumpit që ta hutonte në takimin e G 20

Rekomandime

Një zyrtare e Shtëpisë së Bardhë pretendon se Vladimir Putin i bëri “një hile” Donald Trumpit në samitin e G20 më 2019.

- Advertisement -

Shefi i Kremlinit sipas saj, kishte marrë me vete një përkthyese shumë simpatike që të hutonte ish-presidentin amerikan.

Stephanie Grisham i bën këto pohime ne librin e saj të ri : “Do t’i përgjigjem tani pyetjes suaj, çfarë pashë tek Trumpi në Shtëpinë e Bardhë”.

Përkthyesja Daria Boyarskaya është shfaqur në shumë poza joshëse.

- Advertisement -

Vetë Grisham e përshkruan si një “brune mjaft tërheqëse, me flokë të gjatë, fytyrë të këndshme dhe një trup të mrekullueshëm”.

Ajo thotë se nuk ishte e vetmja që kishte dyshime se 36-vjeçarja ishte përzgjedhur nga Putini për t’i tërhequr vëmendjen Trumpit.

- Advertisement -

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov i hodhi poshtë të tilla pretendime.

“Përkthyesit sigurohen nga ministria e jashtme me kërkesë të administratës presidenciale; Putini vetë nuk është i përfshirë dhe nuk ka asnjë lidhje me këtë proces”, deklaroi Peskov.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit