Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, ka mbajtur një konferencë për shtyp teksa ka folur rreth pushtimit në Ukrainë.
Putin thotë se ukrainasit dhe rusët janë “një popull”, por se ukrainasit janë “kërcënuar dhe disave u është shpëlarë truri”.
Ai gjithashtu vazhdon pretendimet e çuditshme se Rusia po lufton “neo-nazistët” dhe se civilët po përdoren si “mburoja njerëzore”, raporton skynews.
Ndryshe nga sa ka thënë Ukraina, ai thotë se forcat ruse kanë ofruar korridore humanitare për civilët që të largohen dhe se “nacionalistët” ukrainas po i bllokojnë ata.
Russia’s Vladimir Putin says the “special military operation” in Ukraine – as Russia has been calling it – is going to plan.
Latest: https://t.co/X3flQUBL0r
📺 Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/OPtWsT1Su6
— Sky News (@SkyNews) March 3, 2022
Ndërkohë, ai thotë se “operacioni ushtarak special” – siç e ka quajtur Rusia – po shkon sipas planifikimit.
“Të gjitha objektivat që u vendosën po zgjidhen ose po arrihen me sukses”, thotë ai.
Kjo ndodh pavarësisht se inteligjenca perëndimore sugjeron se pushtimi është prapa planit të Rusisë.
Ndryshe, Putin nuk iu ka përgjigjur kërkesës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt për një takim kokë më kokë.