3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Putin thotë se do t’i përballojnë sanksionet dhe do të arrijnë atë që duan në Ukrainë

Rekomandime

Presidenti rus thotë se Perëndimi synon të dëmtojë ekonominë ruse, por këmbëngul se mund të përballojnë sanksionet.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se vendi i tij do të realizojë qëllimet që kanë në Ukrainë dhe nuk do t’i nënshtrohet asaj që ai e quajti një përpjekje perëndimore për të arritur dominimin global duke copëtuar Rusinë.

- Advertisement -

Tre javë pas nisjes së Iuftës ku u vranë mijëra njerëz dhe miliona ukrainas u larguan nga vendi, i pari i Kremlinit dhe se janë të gatshëm të diskutojnë statusin neutral të Ukrainës.

“Në të ardhmen e parashikueshme, ishte e mundur që regjimi pro-nazist në Kiev mund të kishte vënë në dorë armët e shkatërrimit në masë dhe objektivi i tij, natyrisht, do të ishte Rusia”, tha Putin.

Putini i ka përshkruar vazhdimisht udhëheqësit e zgjedhur në mënyrë demokratike të Ukrainës si neo-nazistë të prirë për të kryer gjenocid kundër rusishtfolësve në lindje të vendit – një linjë që Perëndimi e denoncon si propagandë lufte të pabazë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit