1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Putini dinak i bën thirrje ushtrisë ukrainase t’i rrëzojë liderët: E kemi më lehtë të merremi vesh

Rekomandime

Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një fjalimi të drejtpërdrejt nga këshilli i sigurisë së Rusisë ka provuar të përçajë lidershipin ukrainas duke u bërë thirrje trupave ushtarake ukrainase që ta marrin pushtetin dhe t’i largojë udhëheqësit e deritanishëm.

Ai u ka thënë atyre “do të jetë më e lehtë për ne të biem dakord nëse ju merrni pushtetin në duart tuaja”, shkruan SkyNews.

- Advertisement -

Gjatë fjalimit, ai shtoi se ishte “më e lehtë për të negociuar me ju” sesa “banda e nazistëve që ka kapur Kievin” – një referencë e dukshme për udhëheqjen aktuale të Ukrainës.

“I bëj thirrje edhe një herë personelit ushtarak të forcave të armatosura të Ukrainës: mos lejoni neo-nazistët dhe (nacionalistët radikalë ukrainas) të përdorin fëmijët, gratë dhe pleqtë tuaj si mburoja njerëzore”, tha ai në një fjalim televiziv gjatë takimit të këshillit të sigurisë së Rusisë.

“Merreni pushtetin në duart tuaja, do ta kemi më të lehtë të arrijmë marrëveshje”.

- Advertisement -

Ai vazhdoi të pretendonte se ushtarët rusë në Ukrainë po vepronin “me guxim, profesionalisht dhe heroikisht”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit