0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Putini e anulon udhëtimin në Stavropol, raportohet se forca ukrainase kanë hyrë në Rusi

Rekomandime

Mediet ruse kanë raportuar se forcat ukrainase janë futur në territorin rus të rajonit Bryansk, që kufizohet me Ukrainën. Këtë lajm thuhet se e ka dhënë udhëheqësi rajonal, Alexander Bogomaz.

- Advertisement -

Sipas tij, deklaratë e cituar nga agjencia “Tass”, “sipas të dhënave të fundit, ata (ushtarët ukrainas) kanë hyrë në dy fshatra, një betejë është duke u zhvilluar”, raporton gazeta “The Guardian“.

Hollësitë mbeten të paqarta, por agjencia “Tass” raportoi: “Forcat e sigurisë konfirmuan se një operacion është duke u kryer në një zonë kufitare për t’i shkatërruar shkelësit e kufirit shtetëror.”

Agjencia “RIA Novosti” raportoi se zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në konferencën ditore për gazetarë, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, e ka anuluar vizitën e planifikuar në qytetin rus, Stavropol, “për shkak të situatës në rajonin Bryansk”.

- Advertisement -

Në konferencën e tij për gazetarë, Peskovi tha se incidenti ishte një sulm nga “terroristët”.

Ajgencia “Tass” raportoi se “sabotuesit i sulmuan (fshatrat) Lyubechan dhe Sushany” dhe se “forcat ukrainase hapën zjarr në drejtim të një automjeti, duke vrarë një person dhe duke plagosur një tjetër, një fëmijë 10-vjeçar”.

- Advertisement -

“FSB-ja konfirmoi për Tass-in se në zonën kufitare të rajonit Bryansk po merren masa për t’i shkatërruar nacinalistët e armatosur ukrainas, të cilët e kanë shkelur kufirin shtetëror”- thuhet më tej.

Pretendimet e agjencive ruse nuk janë vërtetuar në mënyrë të pavarur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit