1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Putini po përballet me një problem, ushtarët e tij refuzojnë të Iuftojnë kundër Ukrainës

Rekomandime

Vladimir Putin po përballet me një problem të ri në kuadër të ofensivës së tij ushtarake: dezertime masive të ushtarëve rusë, të cilët refuzojnë të shkojnë në Ukrainë për të luftuar. Janë me mijëra ushtarë që heqin dorë nga kontratat e tyre profesionale për të mos u detyruar të marrin pjesë në Iuftë.

- Advertisement -

Ky lloj refuzimi për të Iuftuar ka ndodhur tashmë, sipas disa mediave ruse, në skuadrat e lëvizshme të Krasnodarit, marinsat e Krimesë, parashutistët, njësitë e Osetisë së Jugut dhe Gardën Kombëtare.

Në fakt, trupat që u angazhuan në fillim të Iuftës dhe pësuan humbje të rënda në Kiev, kur u kthyen për të pushuar në Rusi, shumë prej tyre refuzuan të ktheheshin për të luftuar në Ukrainë.

Një anëtar i Qendrës Wilson që ka hetuar vendime të tilla në ushtrinë ruse, Kamil Galeev, ka theksuar se “dezertimi në ushtrinë ruse tani është i ligjshëm përsa kohë që je një ushtar profesionist, por krerët e ushtrisë dhe Garda Kombëtare po përpiqen ta parandalojë atë duke lëshuar urdhra ekzekutivë që nuk lejojnë personelin ushtarak të largohet nga puna derisa të përmbushen objektivat e tyre”.

- Advertisement -

Që nga fillimi i këtij viti, 3,8 milionë njerëz janë larguar nga Rusia. Mes tyre nuk janë vetëm opozitarë, por edhe të rinj në moshë për ushtri. CIA po përpiqet të përfitojë nga ky fakt dhe ka publikuar udhëzime në mënyrë që të gjithë ata rusë që duan të luftojnë kundër regjimit të Vladimir Putinit, të mund të ndajnë informacionin përkatës pa lënë asnjë lloj gjurme, gjë që do të shmangte hakmarrjen e mundshme ruse.

Ky problem i dezertimeve midis trupave ruse shoqërohet me humbjen e fundit të tankut më të avancuar të Rusisë, T-90M, i cili është shkatërruar nga forcat ukrainase.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit