-1.4 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Putini tash i ka punët keq, Biden zotohet të ndalë agresionin rus

Rekomandime

Mes shqetësimesh të brendshme e një bote në ankth, Presidenti Joe Biden u zotua të ndalë agresionin rus në Ukrainë, të zbusë inflacionin në rritje në SHBA, si dhe për të trajtojë problemet e lidhura me koronavirusin.

- Advertisement -

Presidenti Joe Biden kritikoi ashpër Presidentin rus Vladimir Putin të martën dhe mes ovacionesh të forta vlerësoi popullin ukrainas për shpirtin luftarak.

“Le t’i dërgojmë secili prej nesh një sinjal të qartë Ukrainës dhe botës se ne qëndrojmë me Ukrainën dhe popullin e saj”, tha zoti Biden.

Presidenti Biden tha se ai dhe të gjithë anëtarët e Kongresit, pavarësisht nga dallimet e tyre politike, janë të bashkuar me një vendosmëri të palëkundur në qëndrimin se liria gjithmonë do të triumfojë mbi tiraninë. Ai u kërkoi ligjvënësve që çohen e të përshëndesin ukrainasit ndërsa nisi fjalimin, çka u shoqërua me ovacione të forta.

- Advertisement -

Ishte një shfaqje e dukshme uniteti pas një viti të gjatë përplasjes të ashpra politike mes demokratëve dhe opozitës republikane.

Sfida e Presidentit Biden ishte t’u tregonte amerikanëve se ai është në krye të përgjigjes së Perëndimit ndaj periudhës më të tensionuar në marrëdhëniet me Rusinë që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, 30 vite më parë.

- Advertisement -

Fjalimi i presidentit u shoqërua me ovacione nga ligjvënësit shumë prej të cilëve valëvisnin flamujt ukrainas. Disa gra anëtare të Kongresit mbërritën të veshura me ngjyrat e flamurit ukrainas, verdhë e blu.

“Ne po i shkaktojmë dhimbje Rusisë dhe po mbështesim popullin e Ukrainës. Putini tashmë është i izoluar nga bota më shumë se kurrë. Ai nuk e ka idenë se çfarë e pret. Ndërsa ai mund të bëjë përparim në fushën e betejës, ai do të paguajë një çmim të lartë të vazhdueshëm në planin afatgjatë. Ne po e mbysim qasjen e Rusisë në teknologji që do të dëmtojë fuqinë e saj ekonomike dhe do të dobësojë ushtrinë e saj gjate viteve në vijim”, tha Presidenti Biden.

Agresioni rus ndaj Ukrainës ka vënë në provë aftësinë e zotit Biden për t’iu përgjigjur me shpejtësi ngjarjeve pa dërguar forca amerikane në betejë. Kriza e ka detyruar presidentin të rishkruajë fjalimin për t’u përqëndruar në bashkimin e amerikanëve rreth një përpjekjeje globale për të ndëshkuar Moskën dhe për të mbështetur Kievin.

Në fjalimin e tij të së martës në mbrëmje Presidenti Biden nënvizoi vendosmërinë e një aleance perëndimore të rigjallëruar rishtazi, që ka punuar për të riarmatosur ushtrinë ukrainase dhe për të gjymtuar ekonominë ruse përmes sanksionesh. Ai bëri një paralajmërim të fortë kur tha se agresioni i Presidentit rus Putin nuk do të kufizohej vetëm në Ukrainë.

“Gjatë gjithë historisë sonë ne kemi marrë këtë mësim – kur diktatorët nuk paguajnë një çmim për agresionin e tyre, ata shkaktojnë më shumë kaos. Ata (dikatorët) vazhdojnë të bëjnë përpara. Dhe kostot dhe kërcënimet për Amerikën dhe botën vazhdojnë të rriten. Lufta e Putinit ishte e paramenduar dhe e paprovokuar. Ai refuzoi përpjekjet për diplomaci. Ai mendoi se Perëndimi dhe NATO nuk do të përgjigjeshin. Dhe, ai mendoi se mund të na ndante në shtëpi tonë. Putini e kishte gabim. Ne ishim gati“.

Presidenti Biden njoftoi se Shtetet e Bashkuara po ndjekin shembullin e Kanadasë dhe Bashkimin Evropian në ndalimin e avionëve rusë që të fluturojnë në hapësirën e saj ajrore. Ai tha gjithashtu se Departamenti i Drejtësisë po krijonte një grup pune për të zbuluar krimet e oligarkëve rusë, të cilët ai i quajti “udhëheqës të korruptuar që kanë nxjerrë miliarda dollarë nga një regjim i dhunshëm”.

“Ne do t’u vihemi pas përfitimeve tuaja të paligjshme”, tha ai, duke shtuar se aleatët e SHBA-së dhe evropianëve ishin vënë pas jahteve, apartamenteve luksoze dhe avionëve privatë të oligarkëve rusë.

“Putini mund ta rrethojë Kievin me tanke, por ai kurrë nuk do të fitojë zemrat dhe shpirtrat e popullit ukrainas”, tha Presidenti Biden. “Ai kurrë nuk do ta shuajë dashurinë e tyre për lirinë. Ai kurrë nuk do ta dobësojë vendosmërinë e botës së lirë”.

Nga ana tjetër kundërshtarët më të ashpër në vend të Presidentit Biden nuk i kanë kursyer kritikat ndaj tij. Ish-Presidenti Donald Trump tha të martën se aktualisht në Ukrainë nuk duhet të kishte luftë, duke shtuar se është e tmerrshme për njerëzimin që “Biden-i, NATO dhe Perëndimi kanë dështuar kaq keq duke e lejuar atë të fillojë”.

Guvernatorja e Ajouas, Kim Reynolds, e zgjedhur për të dhënë përgjigjen republikane, tha se fjalimi i Presidentit Biden erdhi si një ‘shpërthim’ nga e kaluara me inflacionin në rritje, krimin në rritje dhe një Rusi të ringjallur, duke e bërë atë të ndihet më shumë si vitet 1980.

“Para se të bënte betimin, presidenti tha se donte – citoj – ta bënte Amerikën të respektohej përsëri në mbarë botën dhe të na bashkonte. Ai ka dështuar në të dyja frontet“, tha ajo.

Lufta ndaj inflacionit të lartë

Presidenti Biden foli mbi planet për të trajtuar inflacionin duke riinvestuar në kapacitetin prodhues amerikan, duke përshpejtuar zinxhirët e furnizimit dhe duke reduktuar barrën e kujdesit për fëmijët dhe të moshuarit mbi amerikanët.

“Ne kemi një zgjedhje“, tha Presidenti Biden. “Një mënyrë për të luftuar inflacionin ishte të ulnim pagat dhe t’i bënim amerikanët më të varfër. Unë kam një plan më të mirë për të luftuar inflacionin, të ulim kostot dhe jo pagat tuaja”. /VOA/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit