1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Putini urdhëron dërgimin e Bombave termonukleare në Sheshin e Kuq të Moskës

Rekomandime

Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar dërgimin e bombave termonukleare në Sheshin e Kuq, për paradën e 9 majit, kur Rusia feston Ditën e Fitores kundër nazizmit në Iuftën II Botërore.

Kjo është një prej festave më popullore në Rusi, por këtë vit merr edhe më shumë kuptim për shkak të Iuftës në Ukrainë.

- Advertisement -

Nëse dikur Rusia Iuftonte pushtuesit nazistë, sot ajo akuzohet se ka pushtuar një shtet fqinj, duke u shndërruar në agresor. Putin e mohon këtë përcaktim, duke thënë se po kryen një “operacion special ushtarak” në Ukrainë, për ta denazifikuar.

Të shtunën, në Sheshin e Kuq në Moskë, u krye një tjetër provë për paradën e 9 majit, ku spikati prania e armatimeve termonukleare, bomba bërthamore të teknologjisë së fundit, që quhen ndryshe edhe bomba me hidrogjen. Bomba u parakalua të shtunën nga një kamion ushtarak me 16 rrota. Arma, e cila është në gjendje të godasë nga një kontinent në tjetrin, peshon 49,6 tonë dhe mund të udhëtojë me një shpejtësi rreth 24500 km/h dhe të godasë objektivin deri në 12 mijë kilometra larg brenda pak minutash.

Pas raketës së frikshme, që hyn në gamën e armëve të shkatërrimit në masë, në prova u panë raketahedhëset Iskander-M, por edhe avionë të ndryshëm Iuftarakë dhe mjete të rënda, disa prej të cilave raportohet të jenë tërhequr nga Ukrainë, për të marrë pjesë në paradën e të hënës.

- Advertisement -

Në prova nuk munguan edhe ushtarët rusë, të gjithë të shfaqur të qeshur në fytyrë, teksa parakalonin përballë Kremlinit, ndërkohë që sipër kokave të tyre, 8 avionë MiG-29, formuan në ajër germën Z, të kthyer në simbol të Iuftës së Rusisë në Ukrainë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit