1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

PZAP dënon me 1800 euro gjobë Bekim Jasharin, ja arsyeja

Rekomandime

Kandidati i pavarur për komunën e Skenderajt, Bekim Jashari, është dënuar me gjobë prej 1 mijë e 800 euro për shkak të thyerjes së heshtjes zgjedhore.

Kështu ka bërë të ditur Paneli për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke theksuar se ankesa është paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me seli në Prishtinë.

- Advertisement -

“Pranohen të bazuara ankesat e evidentuara me numra: Anr.637/2021, Anr.638/2021. Anr.639/2021, Anr 640/2021, Anr.641/2021 dhe Anr.642/2021 të gjitha të datës 17.10.2021, të paraqitura nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me seli në Prishtinë, dega në Komunën e Skenderajt, i shqiptohet dënim me gjobë në lartësi prej 1,800.00 euro (një mijë e tetëqind), për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, me rastin e thyerjes së heshtjes zgjedhore përmes rrjeteve sociale, për zgjedhjet lokale të datës 17.10.2021”, thuhet në vendim.

Në vendimin e publikuar nga PZAP-ja po ashtu potencohet se Jashari duhet ta paguajë dënimin në afatin kohor prej 15 ditësh.

“Detyrohet subjekti politik Lista e Pavarur-Bekim Jashari, me seli në Komunën e Skenderajt, që gjobën e shqiptuar si në pikën -I- të dispozitivit të këtij vendimi ta paguaj në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, nga dita e pranimit të këtj vendimi nën kërcënim të dënimit shtesë”, thuhet në vendim.

- Advertisement -

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), komunën e Skenderajt e ka fituar Bekim Nura i PDK-së me 57.99% të votave.

Kurse, kryetari aktual Bekim Jashari i cili ka udhëhequr këtë komunë për një mandat, është radhitur i dyti me 40.64% të votave.

- Advertisement -

I pakënaqur me këtë rezultat, Jashari ka njoftuar para dy ditësh se në PZAP ka deponuar 10 ankesa, duke e akuzuar PDK-në për vjedhje votash.
“Pas evidentimit të parregullsive të shumta që kanë ndodhur në shumë vendvotime në komunën tonë, sot kemi deponuar mbi 10 ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që kanë të bëjnë me vjedhjen e votave me sistemin e “trenit bullgar”, duke deformuar kështu vullnetin e shenjtë të qytetarëve të komunës sonë. Nga vëzhguesit tonë në shumë vendvotime, gjatë numërimit të votave janë gjetë shumë fletëvotime të pavulosura për kryetar komune, mund të këtë edhe shumë tjera që nuk janë identifikura në mungesë të komisionerëve tonë në vendvotime, për të cilat kërkojmë informacione nga ju qytetarë të dashur”, kishte shkruar Jashari në Facebook.

Në zgjedhjet e së dielës, në 17 komuna janë shënuar fitore të partive dhe 21 komuna do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit