2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Qëndrimi i ambasadave të huaja për shkarkimin e Valdete Dakës

Rekomandime

Ambasada gjermane në një përgjigje për Express thotë se është me rëndësi që të gjitha procedurat për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit të ri të KQZ-së të jenë në linjë me ligjin. Kurse, ambasada e Britanisë së Madhe thotë se institucionet kosovare duhet të vendosin nëse ky vendim mund të sfidohet ligjërisht.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dje ka shkarkuar Valdete Dakën nga posti i kryetares së KQZ-së.

- Advertisement -

Ky shkarkim u prit me reagime dhe veprimi i Osmanit u cilësua si arbitrar dhe i motivuar politikisht.

Në një shkrim në Twitter, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka komentuar këtë vendim, duke thënë se është e rëndësishme që të gjitha procedurat të jenë në linjë me ligjet e Kosovës.

- Advertisement -

Ambasada gjermane në Prishtinë në një përgjigje për Express i është referuar reagimit që ka pasur shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

“Siç tha tha tashmë shefi i Zyrës së BE-së/Përfaqësuesi i Posaçën i BE-së, Tomas Szunyog, ne e kemi parë me vëmendjen vendimin e Presidentes Osmani për ta shkarkuar kryetaren e KQZ-së dhe për të emëruar një kryetar të ri. Është me rëndësi që të gjitha procedurat të jenë në linjë me ligjin dhe që pavarësia e KQZ-së të ruhet për t’u siguruar përgatitje profesionale dhe me kohë e zgjedhjeve komunale dhe reformës së legjislacionit zgjedhor”, thuhet në përgjigjen e ambasadadës së Gjermanisë në Prishtinë.

- Advertisement -

Kurse, ambasada e Mbretërisë së Bashkuar thonë se institucionet kosovare duhet të vendosin nëse vendimi i Osmanit për shkarkimin e Dakës mund të sfidohet ligjërisht.

“Jemi të vetedijshëm për zëvendesimin e kryetares së KQZ-së dhe për reagimet rreth kësaj çështjeje. Institucionet kosovare duhet të vendosin nëse ky vendim mund të sfidohet ligjërisht”, thuhet në përgjigjen e ambasadës britanike në Kosovë për Express të martën.

Ambasada amerikane nuk është përgjigjur lidhur me këtë çështje.

Ndërkaq Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka deklaruar dje për Express se shkarkimi i kryesuesit të KQZ-së sipas Ligjit dhe Kushtetutës, do të duhej të bëhej vetëm në raste të shkeljeve të rënda.

“Për vetë faktin se me Kushtetutë dhe me Ligj është përcaktuar që gjyqtari i Gjykatës Supreme të jetë kryetar i këtij organi të pavarur dhe shkarkimi nga kjo pozitë do duhej të ndodhte për arsye të shkeljeve të rënda, cenimit të integritetit dhe pavarësisë së KQZ-së. Vendimi i publikuar nga ana e Presidentes, nuk e arsyeton dhe nuk e bind publikun se ky vendim ka qenë duke e respektuar nenin 139 të Kushtetutës dhe nenin 61 te ligjit për zgjedhjet”, ka deklaruar Miftaraj.

Kurse Albert Krasniqi nga “Demokraci Plus” ka deklaruar se Avokati i Popullit ose 30 deputetë të Kuvendit duhet të kërkojnë nga Kushtetuesja vlerësim për shkarkimin e Dakës nga Osmani.

“Kjo ndërhyrje e pashembullt nuk duhet të lejohet. Përndryshe është fitore për lajmet e rrejshme të shpërndara gjatë zgjedhjeve për KQZ-në, për bullizmin politik të Sami Kurteshit e për ndërhyrjet arbitrare të Presidentes në punën e institucioneve të pavarura. Avokati i Popullit ose 30 deputetë, duhet patjetër të kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Presidentes për shkarkimin e Kryesueses së KQZ-së”, ka thënë Krasniqi.

Pas shkarkimit të Dakës, presidentja Osmani ka emëruar gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Kreshnik Radoniqi si kryesues të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Valdete Daka sot në një konferencë për media deklaroi se vendimi për shkarkimin e saj është i porositur, pasi sipas saj, Presidentja ka përmbushur premtimine dhënë gjatë fushatës së fundit zgjedhore për shkarkimin e saj.

“Tashmë të gjithë e dini se dje me vendimin e saj, Presidentja e Kosovës, ka përmbushur kërcënimin dhe premtimin e dhënë gjatë fushatës së fundit zgjedhore për shkarkimin tim. Dua t’iu bëj të ditur qysh në fillim se ky është një vendim jo kushtetues dhe i pa mbështetur në ligj. Këtë e them duke u mbështetur në faktet se arsyetimi i dhënë në shkarkimin tim, jo vetëm që është i paligjshëm, kontradiktor me vetëveten, por edhe qesharak. Ky vendim i Presidentes, i bërë publik pasditen e së hënës, shihet qartë se ishte përgatitur më herët. Këtë e dëshmon edhe fakti për emërimin brenda pak minutave të kryetarit të ri të KQZ-së”, ka deklaruar Daka.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit