3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Qeveria e Kosovës i përgjigjet Vuçiqit, që tha se nuk do ta njohin Kosovën

Rekomandime

Zv/kryeministri Tahiri: Vuçiq do të duket si politikan i moderum, por ne s’merremi me të
Zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri ka komentuar deklaratën e dhënë së fundi nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i cili tha se derisa të jetë ai president nuk do të ketë njohje të shtetit të Kosovës.

Tahiri tha se deklarata e Vuciq, është jashtë një vazhdimësi e provokimeve të tij që i bënë në raport me Kosovën, secili njeri që mendon se ai thotë se s’do ta pranojë Kosovë, është naivitet politike.

- Advertisement -

Ajo që ne bëjmë është se nuk merremi me të, por me qëndrimin drejt Kosovës, qëndrimin shtetërorë, kemi parime të mëdha që na udhëheqin në dialogun në raport me Serbinë, kemi synimet tona strategjike për anëtarësim në BE dhe NATO dhe synimin tonë të kamotshëm të ruajtjes së marrëdhënieve fqinjësore të mira me BE-në dhe Amerikën.Kjo deklaratë i qon dy porosi për ne:

E para e qon një porosi tek faktori ndërkombëtarë dhe BE-ja që Vuciq nuk po synon dialog, e që instrumentin e tij të dialogut e ka për tu dukur si një politikan i moderum që po e donë paqen, për të arritur tek marrëveshja me Kosovën.Porosia e dytë është brenda politikës, një lexim që ka autoritet e që dihet emri i tij.

Ne kemi mekanizma në Parlament e Qeveri dhe kjo nuk qon peshë”, tha Tahiri.

- Advertisement -

Tutje zv/kryeministri Tahiri theksoi se drejtimi i Kosovës është në rrugën e duhur drejt BE-së.

Ju e dini qasjen e tyre, e shpesh herë është deklaruar edhe për kundër-dialogut, por nuk duhet që të merremi me këtë, i ka për konsum të brendshëm ne kemi obligimin tonë.Për ne përfundimi I dialogut është rrugë njëkahshme, por në asnjë moment nuk shkohet të dialogohet për procese të gjata, por për një dialog që përfundon me njohje reciproke.

- Advertisement -

Drejtimi i Kosovës është në rrugën e vetë, të drejtë ndërsa drejtimi i Serbisë po shihet ku është, e drejtimi i tyre drejt BE-së lidhet ngushtë me marrëdhëniet me Kosovën”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit