2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Qeveria jep nga 1500 euro për familjarët e të vdekurve nga Covid-19

Rekomandime

Portali kosovar në gjuhën serbe, Kossev, ka lajmëruar popullin serb në Kosovë që ka humbur ndonjë familjar si pasojë e Covid-19 që të aplikojë për ndihmat që i jep Qeveria e Kosovës.

Ky portal shkruan se ata që kanë humbur anëtarët e ngushtë të familjes si pasojë e koronavirusit, deri në fund të muajit mund të aplikojnë për ndihmë nga Qeveria e Kosovës në ndihmë prej 1500 euro.

- Advertisement -

Ky aplikim do të shqyrtohet deri më datën 30 tetor.

Ata që kanë të drejtë të aplikojnë për 1500 euro, janë të afërmit e personat që kanë vdekur pasi kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër Covidit.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, e kishte nënshkruar vendimin në fund të muajit shtator.

- Advertisement -

Periskopi ju bën thirrje për aplikim të gjithë qytetarëve të Kosovës pavarësisht përkatësisë etnike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit