-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Qeveria kishte ndarë 40 mijë euro për mbrojtjen e Lahi Brahimajt nga Specialja

Rekomandime

Qeveria e Kosovës në mars të vitit të kaluar kishte ndarë 40 mijë euro për mbrojtjen e Lahi Brahimajt nga Specialja.

Vendimi mban datën 19 mars.

- Advertisement -

Insajderi shkruan se i ka siguruar këto vendime.

Ministria e Drejtësisë ka paguar rreth 61 mijë euro, për disa nga personat e intervistuar nga Prokuroria e Specializuar që funksionon në kuadër të Dhomave të Specializuara, me seli në Hagë.

- Advertisement -

Sipas përgjigjes së MD-së, Qeveria me dy vendime, kishte ndarë 70 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të të ftuarve nga Specialja.

Nga kjo shumë janë shpenzuar rreth 61 mijë euro ndërsa mbi 9 mijë euro i janë kthyer buxhetit.

- Advertisement -

“Sipas vendimit të Qeverisë nr. 14/94, janë shpenzuar mjete në shumën prej 40,000.00 €; Sipas vendimit të Qeverisë nr. 10/88 janë shpenzuar mjete në vlerën prej 30,000.00 € ( sipas paragrafit 3 pika 3.1;3.2 dhe 3.3 ); Shuma prej 9.187.00 € sipas vendimit nr. 10/88, paragrafi 3 pika 3.1 janë kthyer mjetet në Buxhetin e Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë.

Kjo ministri nuk ka ofruar qasje të drejtpërdrejtë në faturat e kërkuara nga gazeta Insajderi, por ka dhënë informacione rreth shpenzimeve, që përfshijnë periudhën deri në fund të vitit 2019.

Rrjedhimisht nuk dihet se për cilët nga të ftuarit e Speciales janë paguar gjithë këto para, e as për çfarë saktësisht.

“Ministria e Drejtësisë ka ekzekutuar vendimet e Qeverisë duke ofruar shërbime teknike, pasi që mjetet sipas vendimeve të sipërshënuara janë të ndara nga kategoria Rezerva-Shpenzime të paparashikuara kodi 232-13100”, thuhet në përgjigjen për Insajderin.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës, kishte ndarë fiks 70 mijë euro për mbrojtjen e katër të dyshuarve në Gjykatën Speciale.

Kjo shumë ishte ndarë për Sylejman Selimin, Sami Lushtakun, Mahir Hasanin dhe dajën e kryeministrit Ramush Haradinaj, Lahi Ibrahimaj.

Që të tre këta komandantë kanë të deklaruar pasuri milionëshe.

Në vendimin e datës 19 mars, Qeveria e Kosovës ka ndarë 40 mijë euro për mbrojtjen e Lahi Ibrahimajt, dajës së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në vendim saktësohet se kjo shumë parash është ndarë për “procesin e Dhomave të Specializuara”.

Brahimaj ishte intervistuar më 1, 2 dhe 3 mars të vitit 2019, lidhur me dyshimet për krime gjatë luftës në Kosovë.

Përveç dajës së kryeministrit, Qeveria Haradinaj ka ndarë 30 mijë euro tjera për ish-këshilltarin e tij, Sylejman Selimi, ish-kryetarin e Skenderajt Sami Lushtaku dhe Mahir Hasanit.

Kjo shumë e parave është ndarë me 5 shkurt të vitit 2019.

Ende nuk është ngritur asnjë aktakuzë nga Prokuroria Speciale, por zyra e prokurorit të Specializuar ka njoftuar se

Deri tash sipas Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kjo prokurori ka intervistuar më shumë se 250 persona, përfshirë personat kyq të Shtabit të Përgjithshëm të dhe ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prokuroria e Specializuar ka kohë që nisur hetimet kundër disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën dyshimet se kanë kryer krime kundër serbëve dhe disa shqiptarëve, gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit