-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Qeveria kujton 1641 personat e zhdukur/Albin Kurti: S’ka amnisti, vetëm drejtësi!

Rekomandime

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në faqen zyrtare Facebook, ka publikuar një fotografi ku shihet ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, në të cilën shkruhet 1641 PERSONA TË ZHDUKUR.

- Advertisement -

TË GJITHËVE NA MUNGOJNË:

Ndërsa, ai kujton 27 prillin e vitit 1999, masakrën e Mejës.

Ndërsa thotë se nuk është e mundshme të ndërtohet e ardhmja, pa u mbyllur si duhet e kaluara. Kemi obligim që të bëjmë gjithë sa mundemi që t’i prejmë rrugën kësaj drejtësie të munguar, duke e bërë çështjen e të zhdukurve si çështje të parë në dialogun e ardhshëm Kosovë – Serbi.

- Advertisement -

Nuk ka amnisti – por vetëm drejtësi.

Ky është postimi i plotë:

- Advertisement -

27 prilli i vitit 1999 ishte i kobshëm për gjithë Kosovën.

Në këtë datë koinçidon edhe masakra e Mejës.

Përvjetori i Masakrës së Mejës ku u vranë e zhdukën 376 shqiptarë, por edhe Dita për Persona të Zhdukur, e shpallur në nderim të viktimave të masakrës së Mejës dhe gjithë të zhdukurve si pasojë e Luftës në Kosovë, na përkujton se kemi edhe shumë plagë të hapura.

Aktualisht, janë edhe 1641 persona të zhdukur. Janë familjet e 1641 personave që vazhdojnë të jetojnë në ankthin e pritjes, 1641 familje vuajtja e të cilave është stërzgjatë për më shumë se dy dekada. Fëmijë, tani të rritur bashkë me pritjen për një përgjigje. Pleq që nuk kanë njohuri për fatin dhe vendndodhjen e trashëgimtarëve të tyre.

Thuhet se koha shëron plagë, por kjo thënie dështon te familjet e të zhdukurve. Koha vetëm sa vjen e thellon plagët, venit shpresën dhe rëndon dhimbjen për këta familjarë.

Nuk është e mundshme të ndërtohet e ardhmja, pa u mbyllur si duhet e kaluara. Kemi obligim që të bëjmë gjithë sa mundemi që t’i prejmë rrugën kësaj drejtësie të munguar, duke e bërë çështjen e të zhdukurve si çështje të parë në dialogun e ardhshëm Kosovë – Serbi.

Nuk ka amnisti – por vetëm drejtësi.

Sepse… të gjithëve na mungojnë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit